TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbisë i mbeti në gjysmë investimi prej 14 milionë eurove në Zveçan

Plot 14 milionë euro i dha Qeveria e Serbisë dhe Kisha Ortodokse, për ndërtimin e lagjes Lugina e Diellit në Zveçan, ku planifikohej të vendoseshin qindra familje serbe. Mirëpo, e gjithë puna u bë pa leje ndërtimi. Prandaj, lagjja tashmë ka mbetur në gjysmë, ndonëse disa prej familjeve kanë nisur jetesën në lagje.

by Doresa Geci
43 minuta ago
2 0
A A

Ndërtimi nisi në vitin 2016.

Lagjja është e destinuar vetëm për familjet serbe, dhe ndodhet në Zveçan.

Për këtë vend që njihet si “Lugina e Diellit”, Qeveria Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe kanë investuar më shumë se 14 milionë euro.

Tash e një kohë, jetesa në një pjesë të lagjes ka filluar.

Ndonëse këto shtëpi të ndërtuara në këtë lagje luksoze në Luginën e Diellit në Zveçan nuk kanë leje ndërtimi nga institucionet e Kosovës disa familje veç se janë vendosur këtu, ndërsa disa njësi banesore vazhdojnë të mbesin të boshatisura.

Në gjysmë ka mbetur edhe përfundimi i këtij objekti fetar.

Punimet në lagje u ndaluan kur pushtetin në veri e morën kryetarët shqiptar.

“Në vitin 2023, kur e kam marrë detyrën si kryetar komune diku rreth 60% kanë qenë të banueshme . Shume shtëpi nuk kanë qenë të gatshme për banim edhe ne kemi qenë edhe me Polici ia patën vendos shiritat se nuk kanë marrë leje nga komuna për më vazhdu punimet aty, prandaj shkaku ka qenë se ata nuk kanë qenë të gatshëm më marrë leje ne komunë dhe me vazhdu punimet”, ka deklaruar Ilir Peci, ish-kryetar I Zveçanit.

Ndalimin e punimeve e kanë konfirmuar për TËVË1 edhe nga Policia e Kosovës në veri, të cilët kanë theksuar se punimet u ndërprenë me vendim të prokurorit dhe se krimet ekonomike janë duke e hetuar rastin.

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, thotë se disa herë insistoi që të takohet me familjet e vendosura në “Luginën e Diellit”, mirëpo kjo ishte e pamundur.

“Kemi kërkuar ne që më marrë leje edhe më i na sjellë lejet se si janë ndërtu ato shtëpi, gjithë ato procedurat  por ata nuk kanë qenë të gatshëm për më sjelle. Prandaj vetëm ato shtëpitë që kanë qenë janë të gatshme për banim por jo edhe të tjerat”, tha ai.

Lejet për t’u vendosur në lagje, sipas Pecit banorët i morën nga një klerik fetar, me të cilin gjithashtu takimi ishte i pamundur.

E për këto ndërtime, asamblesiti Emir Abazi thotë se duhet të ndërmerren masa nga institucionet.

“Ka qenë e papranueshme dhe vazhdon të jetë e papranueshme pasi është bërë në kundërshtim me ligjin  në fuqi, nuk ka leje nuk dihet kush e ka financu realisht dihet se paret kanë ardhur nga Serbia por institucionet duhet ta zbardhin dhe të marrin vendimin jo vetëm për Bregun e Diellit por për të gjitha pronat që janë tjetëresu dhe janë blerë me pare të Serbisë në Republikën e Kosovës”, tha Abazi, asamblist nga Mitrovica e Veriut.

Për fatin e “Luginës së Diellit”, ish-kryetari Ilir Peci, thotë se në disa raste kërkoi sqarime nga ministri i atëhershëm i MAPL-së, Elbert Krasniqi, dhe nga ministra të tjerë të qeverisë Kurti, mirëpo nuk mori përgjigje.

Pa përgjigje prej disa javësh për këtë çështje, është edhe TËVË1.

Televizioni i është drejtuar me pyetje ministrisë që e drejton Krasniqi, mirëpo është thënë se kjo është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Megjithatë, as nga ministria që udhëhiqet nga Fitore Pacolli, Tëvë1 nuk ka pranuar përgjigje rreth këtyre 300 shtëpive.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, takon grupe folklorike nga disa shtete të botës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, takon grupe folklorike nga disa shtete të botës

Ish-krerëve të UÇK-së u vazhdohet paraburgimi, përkundër caktimit të datës së aktgjykimit

Ish-krerëve të UÇK-së u vazhdohet paraburgimi, përkundër caktimit të datës së aktgjykimit

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin, do të habitej dynjaja

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin, do të habitej dynjaja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën