TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia bllokon rreth 300 qytetarë shqiptarë në kufirin Serbi – Kroaci

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Serbia bllokon rreth 300 qytetarë shqiptarë në kufirin Serbi – Kroaci

Fatmir Haxholli nga  Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka njoftuar se, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Sipas Haxhollit, kjo po ndodhë në hakmarrje dhe nervozizëm ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Kosovës në këtë institucion.

Në reagimin e tij në Facebook ai tha ndër tjerash se, bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, tha Haxholli.

Derisa theksoi se është në pritje të përcjelljes së afërt të udhëtimit të tij për në pikëkalimin Batrovc për të qenë afër qytetarëve atje.

“Duke qenë që Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljës së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi”, shtoi ai.

Tëvë1 ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku po shihen autobusët e bllokuar me qytetarë në pikëkalimin në Batrovc.

Ndryshe, Asambleja e Këshillit të Evropës gjatë ditës së djeshme e ka miratuar me 131 vota për, raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, raporton teve1.info

Në asamblenë e KiE-së e cila përfundoi tani, kundër votuan 29 anëtarë të Asamblesë dhe 11 abstenuan../teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit  trazira në Beograd

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën