TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbëve në veri iu pengojnë tabelat në gjuhën shqipe, i ngjyrosin me sprej

Tabelat informuese në gjuhën shqipe të vendbanimeve në katër komunat e veriore të Kosovës, të vendosura të enjten nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të premten në mëngjes janë ngjyrosur me sprej. Për këtë sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, nuk kanë filluar hetimet meqë sipas prokurorit nuk ka vepër penale. Elshani tha se edhe të premten janë vendosur tabela informuese në gjuhen shqipe.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Serbëve në veri iu pengojnë tabelat në gjuhën shqipe, i ngjyrosin me sprej

Të enjten në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq u vendosen shenjat e komunikacionit sipas ligjeve të Kosovës.

Meqë tabelat informuese ishin vendosur me buxhet të Serbisë, ato u larguan, ndërsa u vendosen të reja, sipas ligjeve të Kosovës, nga Ministria e Mjedisit,Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Por, dikujt i pengoi ky ndryshim i radhës në veriun e vendit.

Ngjashëm u dëmtuan edhe në fshatin Grabovac.

Me të mbërritur në Leposaviq, shihet dëmtimi që i është bërë me ngjyrë tabelës informuese.

Zëvendësdrejtori i Policisë, për rajonin e veriut, Veton Elshani, thotë se prokuroria nuk ka hapur rast për këto veprime nga personat ende të paidentifikuar që ngjyrosen mbi 40 tabela informuese.

Sipas Elshanit, tabelat në gjuhën shqipe u janë vendosur edhe sot në katër komunat veriore.

“Ne i kemi 41 shenja me emra të vendbanimeve që janë vendosur dje, të tjera janë duke u vendosur sot, nga kompania që është kontraktuar nga ministria e Infrastrukturës. Ne e konsiderojmë se këtu nuk ka pas dëmtime, por ngjyrosje me ngjyrë. Kur e kemi kontaktuar prokurorin, nuk ka rast. Nuk ka rast për ta hetuar. Nëse hasim në persona duke hedhur prej në tabelë, merremi me të”, tha Elshani për Tëvë1.

Tabelat e reja informuese u panë në kryqëzimin e magjistrales Zvecan-Mitrovicë, në Banjskë, ku shihet gjithçka në gjuhen shqipe.

Në katër komunat veriore, në janar u ndërruan edhe pllakat e institucioneve të Republikës së Kosovës, në të cilat kanë qenë ato të Serbisë. Në ministritë përkatëse u vendosen ato me stemën e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të gjithë

Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të gjithë

Në Bajram, Tërnava thirrje për tolerancë politike e kompromise

Në Bajram, Tërnava thirrje për tolerancë politike e kompromise

Mbushet sheshi i Tiranës, mijëra besimtarë falën namazin e Bajramit

Mbushet sheshi i Tiranës, mijëra besimtarë falën namazin e Bajramit

Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajrami: Mesazh për paqe, mirësi dhe pranimin e sakrificës gjatë Ramazanit

Kurti uron SHBA-në: Aleanca me Amerikën, e përhershme dhe e pazëvendësueshme

Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e premte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën