TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Senatorët amerikanë me porosi për Serbinë mbi qëndrimet e saj për Kinën e Rusinë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
​Senatorët amerikanë me porosi për Serbinë mbi qëndrimet e saj për Kinën e Rusinë

Tre senatorë amerikanë që vizituan sot Beogradin shprehën pritjet e tyre që Serbia t’iu bashkohet aleatëve perëndimorë në kundërshtimin e Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në konferencën për media pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, senatorët amerikanë deklaruan se kanë biseduar edhe për vendimin e Beogradit për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nevojën e harmonizimit të politikës së jashtme me BE-në.

Anëtari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se Vuçiq-it i “përcollën shpresën” se marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së do të “bëhen edhe më të forta”.

“Ne e kuptojmë se Serbia ka lidhje të gjata me Rusinë, por ky është një moment kur ekziston një rrezik i madh nëse ne si komunitet demokratik nuk dërgojmë një mesazh të vetëm për pasojat e sjelljes së Rusisë në Ukrainë”, tha Murphy.

Ai deklaroi se rrjedha e luftës në Ukrainë ishte “brutale”, se civilët ishin në shënjestër dhe se shtetet demokratike nuk mund ta toleronin këtë.

“Ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të jemi me Serbinë në javët dhe muajt e ardhshëm, për t’i dërguar atë mesazh të qartë Rusisë. Kjo është një pikë kthese jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën. Nëse vendet demokratike të botës nuk janë bashkë tani, atëherë kjo do t’i lërë të hapur dyert shteteve të tjera të mëdha që të bëjnë të njëjtën gjë në pjesë të tjera të botës,” shtoi ai.

Murphy tha gjithashtu se çdo vend, në planin afatgjatë, “duhet të vendosë nëse është më e mençur të lidhet siguria e tij me Kinën”.

“Nëse Serbia synon të jetë pjesë e BE-së, atëherë ndoshta nuk është në interesin e saj afatgjatë të zhvillojë marrëdhëniet e sigurisë me Kinën. Nëse Serbia vazhdon të ecë drejt BE-së, gjërat mund të jenë më të ndërlikuara, varësisht se nga i ka marrë Serbia disa fonde (të armatosura)”, tha senatori amerikan.

Murphy ka thënë se edhe Kosova ka qenë temë e takimit me Vuçiq-in dhe ka shprehur zhgënjimin “që nuk ka më progres në zbatimin e marrëveshjes”, transmetojnë mediat serbe.

Anëtarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit Amerikan, Jin Sheikhin, ka thënë se në takimin me Vuçiq-in është biseduar edhe për refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Vuçiq tha se e ardhmja e Serbisë është me pjesën tjetër të Evropës, në Perëndim, dhe ajo po ecën në atë drejtim. Nëse ky është qëllimi, atëherë politika e saj e jashtme duhet të harmonizohet me BE-në,” tha Sheikhin.

Ndërsa senatori Tom Tillis, një anëtar i Komitetit të Forcave të Armatosura, tha se aleanca perëndimore duhet të mbajë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës. /KSP/

Tags: Raportet Serbi - KineRaportet Serbi - RusiRusia dhe Serbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për të vdekur

Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për të vdekur

Vriten dy ushtarë izraelitë në Gaza – mbi 18,000 të plagosur që nga fillimi i luftës

Vriten dy ushtarë izraelitë në Gaza – mbi 18,000 të plagosur që nga fillimi i luftës

Mbi 100 organizata humanitare bëjnë apel urgjent për lejimin e ndihmës në Gaza

Programi Botëror i Ushqimit: Një në tre palestinezë në Gaza nuk kanë ngrënë asgjë prej ditësh

Të paktën 35 të vrarë në një sulm rebel në verilindje të RD të Kongos

Të paktën 35 të vrarë në një sulm rebel në verilindje të RD të Kongos

Pejës i bllokohen xhirollogaritë, s’ka pagesa të subvencioneve e as transfere

Pejës i bllokohen xhirollogaritë, s’ka pagesa të subvencioneve e as transfere

Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për të vdekur

Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për të vdekur

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

AKP-ja vazhdon shitjen e pronave, por ku ka mbetur procesi për shuarjen e saj?

AKP-ja vazhdon shitjen e pronave, por ku ka mbetur procesi për shuarjen e saj?

Deri në 12 vjet burg për zjarrvënie

Deri në 12 vjet burg për zjarrvënie

Banorët e Trudës 24-orë në luftë me zjarrin

Banorët e Trudës 24-orë në luftë me zjarrin

“Situata alarmante”, nga zjarret në Klinë digjen edhe shtëpi

“Situata alarmante”, nga zjarret në Klinë digjen edhe shtëpi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X