TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Senatorët amerikanë do të priten në takim nga Vuçiq, temë kryesore Rusia dhe Kina

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Senatorët amerikanë do të priten në takim nga Vuçiq, temë kryesore Rusia dhe Kina

Ata do të priten në takim në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidencës serbe, njofton zyra për shtyp e tij, transmeton teve1.info.

Ndërkaq, senatorët demokratë më herët i kishin thënë Zërit të Amerikës se kishte një interes dypalësh në Uashington në angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor në ofrimin e mbështetjes ekonomike dhe “çdo lloji tjetër për aspiratat evropiane”.

Kurse, çështja që i shqetëson më së shumti senatorët është ndikimi i Kinës dhe Rusisë – për çka edhe do të diskutohet në Beograd, raporton Tanjug.

Shaheen, që është edhe kryetare e nënkomitetit për Evropën dhe sigurinë rajonale, i ka thënë Zërit të Amerikës në shkurt se SHBA-ja mund ta kundërshtojë atë ndikim në disa mënyra.

Sipas saj, ekziston një varësi e madhe e Ballkanit Perëndimor nga energjia ruse dhe se për këtë SHBA-ja duhet të ndihmojë në krijimin e mundësive të reja për energji të pastër dhe burime të tjera.

Tutje, ajo shprehu besimin se shumë kompani në SHBA do të jenë të interesuara për investime të tilla dhe bashkëpunim me vendet e rajonit në atë fushë.

Chris Murphy gjithashtu deklaroi në atë kohë se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një prani të fortë në rajon dhe tërhoqi vëmendjen për faktin se nevojitet përparim i mëtejshëm në Ballkan në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

“Shumë vende në Ballkanin Perëndimor po shkojnë në drejtimin e gabuar. Dhe kjo nuk është rastësi, duke pasur parasysh faktin se Evropa aktualisht po e bën të vështirë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit,” tha ai.

Tags: Aleksandar VuçiqPresidenti i SerbiseSenatoret amerikane
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë: Efektivi nga Shkodra i nënshtrohet operacionit, një protestuese nën monitorim intensiv

Ministria e Shëndetësisë: Efektivi nga Shkodra i nënshtrohet operacionit, një protestuese nën monitorim intensiv

Dy të vdekur në Stamboll pas reshjeve më të dendura të shiut në 84 vitet e fundit

Dy të vdekur në Stamboll pas reshjeve më të dendura të shiut në 84 vitet e fundit

Presidenti i Shqipërisë me mesazh për protestuesit: Jam i hapur për këdo që kërkon dialog

Presidenti i Shqipërisë me mesazh për protestuesit: Jam i hapur për këdo që kërkon dialog

Kreu i Policisë së Shqipërisë: Kemi dokumentuar çdo akt dhune, do të përgjigjemi me forcën e ligjit

Kreu i Policisë së Shqipërisë: Kemi dokumentuar çdo akt dhune, do të përgjigjemi me forcën e ligjit

​The Guardian: Izraeli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

Zulfaj i shpjegon kontekstinin e miratimit të Ligjit për Specialen komisioneres së BE-së

Zulfaj i shpjegon kontekstinin e miratimit të Ligjit për Specialen komisioneres së BE-së

Termokosi nis sezonin e ngrohjes, konsumatorët ankohen se akoma nuk e dijnë sa do të paguajnë

Termokosi nis sezonin e ngrohjes, konsumatorët ankohen se akoma nuk e dijnë sa do të paguajnë

“Këndi i Debatit” 15.10.2026

“Këndi i Debatit” 15.10.2026

Akuzat për vrasjen e argjentinases, dëshmojnë menaxherët e hotelit

Akuzat për vrasjen e argjentinases, dëshmojnë menaxherët e hotelit

Konjufca priti ambasadorin e Posaçëm të Omanit, diskutohen mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, sidomos ekonomik

Konjufca priti ambasadorin e Posaçëm të Omanit, diskutohen mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, sidomos ekonomik

Deklarata e Daut Haradinajt për protestën e 6 tetorit, Gucati: Situata ka mundur të eskalojë

Deklarata e Daut Haradinajt për protestën e 6 tetorit, Gucati: Situata ka mundur të eskalojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën