TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Selmanaj: Kurti po ju del në mbrojtje atyre që kanë abuzuar me paranë publike

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Selmanaj: Kurti po ju del në mbrojtje atyre që kanë abuzuar me paranë publike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj deklaroi se kryeministri Albin Kurti po ju del në mbrojtje atyre që kanë abuzuar me paranë publike. Sipas tij, ai ka harruar të gjitha premtimet që dikur bënte për KEK-un, ndërkohë që siç u shpreh ai, energjia elektrike pas ardhjes në pushtet të LVV-së u rrit për 100 për qind. Ai e konsideroi të domosdoshme që të zgjerohen hetimet, duke përfshirë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Dejona Mihali e kryeministrin Albin Kurti.

Kështu u shpreh ai në seancë të jashtëzakonshme të ftuar nga opozita, ku po diskutohet për “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

“Nëse mbani mend zotëri Kurtin dikur thoshte që ‘populli i Kosovës dhe njerëzit e Kosovës po rrinë mbi thëngjill dhe po paguajnë shumë shtrenjtë’ dhe me të ardhur në pushtet krejt çka ndodhi është që energjia elektrike në Kosovë u rrit për 100 për qind pothuajse. U harruan të gjitha ato që u thanë, u harruan të gjitha ato premtime ndërkohë që faktet natyrore nuk u ndryshuan, vetëm ndryshuan sjelljet politike. E dyta, akuzonin për politizim bordesh, akuzonin për politizim të institucioneve si ndërmarrje publike dhe çfarë bën, njeriun e parë që e dërguan për të udhëhequr ose në pozitën e kryeshefit ekzekutiv në KEK, e dërguan personin që udhëhiqte Komitetin për Energji në LVV, Nagip Krasniqin, i cili sot është prapa grilave”, tha Selamanaj.

Përveç tregtimit me energji, siç deklaroi Selmanaj, me një kompani që nuk ka pasur licencë, ai tha se LDK ka ngritur shqetësimet për tregtim edhe me kompani të dyshimta.

Ai konsideroi se është e domosdoshme që të zgjerohen hetimet.

“LDK është e bindur që përtej zotëri Nagip Krasniqit, duhen zgjeruar hetimet. Hetimet duhet të shkojnë përtej, duhet parë edhe niveli politik i përgjegjësisë, ministrja Rizvanolli, zonja Dejona Mihali deri tek Albin Kurti. Ne e kemi parë në komunikimet që ky person, Dejona Mihali, del të jetë personi më i fuqishëm në Kosovë pas kryeministrit. Është përfshirë madje edhe se kur Kosova duhet të ketë reduktime e kur jo, është përfshirë në punimet, në komunikatat, në raportimet kur deputetët kanë bërë në rrjedhën e mbledhjeve të bordit të KEK-ut dhe kjo del që është mbi gjithçka. Madje del se duhet të vendos se a duhet të vendos dikush kapele apo jo në takimet me të”, përfundoi ai.

Tags: artane rizvanolliDejona MihaliDriton Selmanaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Në Tiranë ka filluar konferenca “Mediat në Evropën Juglindore”

Në Tiranë ka filluar konferenca “Mediat në Evropën Juglindore”

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën