TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sektori privat fajëson ekzekutivin se ka lënë në harresë projektligjin për pagën minimale

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat është shprehur e zhgënjyer me institucionet e vendit, duke thënë se nuk po e diskutojnë më projektligjin për pagën minimale, ndonëse i njëjti ka kaluar në lexim të parë.

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sektori privat fajëson ekzekutivin se ka lënë në harresë projektligjin për pagën minimale

Viele Euro Geldscheine

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi thotë se projektligji për pagën minimale nuk ka lëvizë fare, përçka fajtor e bën ekzekutivin. E sa i përket arsyetimit se veteranët e luftës së UÇK-së janë pengesë për mosshtyrje përpara të këtij projektligji, Azemi ka ofruar një zgjidhje.

“Projektligji për pagën minimale ka mbetur aty ku e kanë lënë edhe para 12 vjetësh, ku e kanë lënë në vitin 2011. Në fakt në Kuvend ka kaluar në leximi i parë, është pritur që të bëhet edhe leximi i dytë, por nga paaftësia e Qeverisë nuk mund të kalojë”, thotë Azemi. “Nëse kanë telashe, sepse paga minimale është e lidhur me pagën e veteranëve të luftës, kemi ofruar një zgjidhje për të cilën kemi thënë që punëtorët e sektorit privat të Kosovës të paguhen në bazë të orëve që punojnë dhe jo në bazë të ligjit”, thotë tutje Azemi.

Këto vonesa për ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, po duken të paarsyeshme. Ai thotë se fati i pagës minimale nuk duhet të mbetet te veteranët.

“Nuk duhet fati i pagës minimale gjithmonë të jetë arsyetim që kinse ka veteranë të shumtë dhe ata do të jenë të paguar apo ata do të jenë një ngarkesë”, tha Gërxhaliu.

Ai thotë se Kosova do të përballet me një “pandemi demografike”, duke thënë se shkaku i pagës së ultë, të rinjtë po ikin jashtë shtetit. “Por e kam frikën më të madhe për pandeminë demografike e cila e ka kapluar Kosovën dhe për fat të keq politikbërësit në Kosovë nuk janë duke pa. Rinia po ikë, Kosova po zbrazet dhe kjo është fitorja më e madhe e dashakeqëve të Kosovës dhe armiqve të saj historikë që vërtetë kanë bërë çmos që Kosova të zbrazet”, thotë Gërxhaliu për EO.

Nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, muajin e kaluar kishin thënë se vonesa është e lidhur me një konsensus që po kërkohet të arrihet me veteranët e luftës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, që është anëtar i Komisionit për buxhet, kishte thënë se pikërisht pajtimi me veteranët është arsyeja pse nuk është bërë procedimi i ligjit në lexim të dytë.

“Vonesa lidhet me një konsensus që ne kërkojmë ta arrijmë me veteranët e luftës e që shpresoj që kjo do të vijë shumë shpejt në diskutim dhe në sjelljen e ligjit në lexim të dytë, sepse është në interes të përgjithshëm”, ka thënë Korenica.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ballafaqohet Drejtoria e Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës në rast se Kosova përballet me sulme terroriste?

Sveçla: PK ka treguar profesionalizëm e guxim në përballje me grupet kriminale serbe

Kurti: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor për çdo pjesëtarë të policisë

Kurti: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor për çdo pjesëtarë të policisë

Kurti: Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për zbulimin e varrezave masive

Kurti: Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për zbulimin e varrezave masive

A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?

Ballkani vazhdon me fitore

Ballkani vazhdon me fitore

Malisheva në krye të Superligës

Malisheva në krye të Superligës

Barcelona nuk ka të ndalur, mposht Valencian

Barcelona nuk ka të ndalur, mposht Valencian

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën