tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë

Shpat Blakcori nga Shpat Blakcori
20/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ishte stacioni i dytë në Ballkanin Perëndimor i sekretarit të përgjithshëm të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s fillimisht u takua me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit me dyer te mbyllura ne presidencë, Osmani dhe Stoltenberg iu drejtuan medieve.

Osmani deklaroi se nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për sulmin në Bansjkë, atëherë sipas saj do të jetë inkurajim për sulme të tjera.

Ndërkaq, shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë po shqyrtojnë nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së aleancës ushtarake në Kosovë.

“Jemi në proces të vlerësimit të nevojës për një prezencë më të qëndrueshme të forcave tona, për të parandaluar çdo situatë që mund të dal nga kontrolli dhe të çojë në përshkallëzim të dhunës në Kosovë ose në rajonin më të gjerë. Ne jemi të përgatitur të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme. Momentalisht, janë duke u bërë rishikime të dispozitave që rregullojnë praninë tonë në terren”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

E sa i përket sulmit në Banjskë, Stoltenberg, ka kërkuar që autorët duhet të dalin para drejtësisë.

“Në shtator, incidentet e dhunshme në veri të Kosovës na kujtuan rrezikun e një konflikti më të madh që mund të shpërthejë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një sulmi në maj, 93 ushtarë të NATO-s u plagosën seriozisht, disa prej tyre iu nënshtruan plagëve që do t’i shoqërojnë për gjithë jetën. Sulmet e tilla janë të papranueshme dhe kërkojmë që përgjegjësit të mbahen llogaridhënës”, u shpreh Stoltenberg.

Stoltenberg po ashtu mirëpriti draft-statutin e ri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shefi i NATO-s tha qe Themelimi i Asociacionit “do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të raporteve dhe drejt paqes së qëndrueshme në rajon”.

I pyetur për mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të aleancës ushtarake perëndimore, Stoltenberg tha se për këtë kërkohet vendim unanim i të gjithë anëtarëve të aleancës.

Pas Osmanit, Stoltenberg u takua edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Pas Kosovës, sekretari i NATO-s do të udhëtoj për në Beograd, ku do të takohet me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

​Kurti: Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut

09/12/2023

​Ushtarët e KFOR-it dhurojnë vullnetarisht gjak

09/12/2023
Foto ilustruese

Grabitje me armë në Tiranë, qëllohet në drejtim të policisë

09/12/2023

Haradinaj: Leonard Llolluni do jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Junikut

09/12/2023

Walker për Hill: Nuk po e ndihmon procesin e dialogut me deklaratat që po bën

09/12/2023

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

09/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.