TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sejdiu: Bllokada në Kuvend paralizon institucionet, pozita dhe opozita duhet të arrijnë marrëveshje

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Sejdiu: Bllokada në Kuvend paralizon institucionet, pozita dhe opozita duhet të arrijnë marrëveshje

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës paraqet një situatë të pazakonshme institucionale dhe politike.

Sejdiu ka shtuar se moskonstituimi i Kuvendit pas më shumë se 21 tentimeve e paralizon jetën parlamentare dhe e pengon formimin e qeverisë së re.

Sipas tij, kjo gjendje po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis, duke dëmtuar drejtpërdrejt stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

“Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës paraqet një situatë të pazakonshme institucionale dhe politike. Pas më shumë se 21 tentimeve të pasuksesshme, Kuvendi vazhdon të jetë jo-funksional, çka e paralizon jetën parlamentare dhe pengon formimin e qeverisë së re. Kjo gjendje po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis, duke dëmtuar drejtpërdrejt stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik”, ka shkruar ai në Facebook.

Sejdiu tutje është shprehur se pozita dhe opozita duhet të angazhohen në dialog serioz për të arritur një marrëveshje pasi për të bashkëpunimi ndërpartiak është çelës për zhbllokimin e situatës.

“Është nevojë urgjente që pozita dhe opozita të tregojnë maturi politike dhe fleksibilitet, duke u angazhuar në dialog serioz për të arritur një marrëveshje. Bashkëpunimi ndërpartiak është çelës për zhbllokimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit normal të institucioneve”, ka shtuar Sejdiu.

Nëse kriza vazhdon, sipas Sejdiut rrezikohet jo vetëm puna e Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, por edhe stabiliteti politik në vend dhe pasojat mund të përfshijnë zgjedhje të reja të parakohshme, krizë të besueshmërisë në institucione dhe dëmtim të imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

“Shoqëria jonë ka nevojë për institucione funksionale dhe për angazhim të përbashkët politik që u përgjigjen pritjeve të qytetarëve për zhvillim, stabilitet dhe përparim demokratik. Vetëm përmes paqes publike, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin tonë”, ka thënë në fund të postimit ai.

Ndryshe, për të 21-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në seancën e së dielës duke vazhduar kështu ngërçin institucional që ka mbërthyer vendin pas zgjedhjeve të fundit.

Seanca për përpjekjen e radhës për konstituim të Kuvendit është caktuar për të martën më 27 maj, në orën 11:00.

Për herë të 21-të, Kuvendi dështon të konstituohet

Tags: Fatmir SejdiuKonstituimKuvendi i KosovesmarreveshjeOpozitapozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Shqiptarët fitojnë e mundën Serbinë

Kurti: Shqiptarët fitojnë e mundën Serbinë

Shqipëria shkruan histori, mund Serbinë në zemër të Leskovcit

Shqipëria shkruan histori, mund Serbinë në zemër të Leskovcit

Albin Kurti i gëzohet golit të Shqipërisë ndaj Serbisë

Albin Kurti i gëzohet golit të Shqipërisë ndaj Serbisë

Ferizaj i qetë një ditë para zgjedhjeve – Detaje për atmosferën sjell gazetarja e Tëvë1

Drenasi gati për zgjedhje, simpatizantë të flaktë përkrahin Ramiz Lladrovcin

Drenasi gati për zgjedhje, simpatizantë të flaktë përkrahin Ramiz Lladrovcin

Kryeqyteti në heshtje një ditë para zgjedhjeve, qytetarët më të interesuar për lojën e Shqipërisë

Kryeqyteti në heshtje një ditë para zgjedhjeve, qytetarët më të interesuar për lojën e Shqipërisë

Qyteti historik në pritje të votës – Fëllënza Krasniqi sjell atmosferën e zgjedhjeve nga Prizreni

Qyteti historik në pritje të votës – Fëllënza Krasniqi sjell atmosferën e zgjedhjeve nga Prizreni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën