TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Samiti BE–Ballkani Perëndimor, Franca e Gjermania propozojnë integrim gradual në BE

Franca dhe Gjermania kanë propozuar një integrim gradual në Bashkimin Evropian, të Moldavisë dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo u theksua në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi. Kosova u përfaqësua nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
1 0
A A

Liderët e Bashkimit evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë në samitin që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Zgjerimi i bllokut po vlerësohet si strategjik, për përballimin e sfidave të sigurisë dhe ekonomisë.

Si temë diskutimi ishte edhe propozimi i Gjermanisë dhe Francës.

Dy shtetet paraqitën një non-paper, përmes të cilit propozojnë integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë në programet dhe politikat e Bashkimit Evropian.

Qëllimi i kësaj nisme është përshpejtimi i integrimit të vendeve kandidate dhe dhënia e një shtyse të re për reforma.

Presidenti francez, Emanul Macron e konfirmoi se ky propozim do të diskutohet.

“Tani do të zhvillojmë bisedime me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për këtë çështje. Kjo është qartazi një nga lidhjet tona kryesore, së bashku me perspektivën e zgjerimit, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe nga këndvështrimi gjeopolitik. Në këtë rajon bëhet fjalë për pavarësinë evropiane në fusha si energjia, siguria dhe menaxhimi i rrugëve migratore. Prandaj është shumë e rëndësishme që të jemi në gjendje të ecim përpara”.

E kancelari gjerman, Friedrich Merz, vlerësoi se procesi i zgjerimit të BE-së po ecën shumë ngadalë dhe se nevojiten ide të reja për t’i nxitur më tej vendet e rajonit në zbatimin e reformave.

“Natyrisht, ka një sërë çështjesh të cilave duhet t’u japim përgjigje dhe për të cilat duhet të veprojmë së bashku. Por, gjithçka tregon se kjo pjesë e Evropës ka një perspektivë evropiane dhe i përket Bashkimit Evropian. Fakti që prej 13 vitesh nuk kemi pranuar asnjë anëtare të re tregon se mangësi ka pasur edhe në anën e Bashkimit Evropian. Pikërisht këtë duam ta tejkalojmë sot”, deklaroi kancelari gjerman para fillimit të samitit.

Gjatë takimit, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

“Zgjerimi bazohet në merita, por të qenit i bazuar në merita nuk do të thotë të jetë i ngadalshëm. Ne duhet ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë dhe më të besueshëm. Me fjalë të tjera, nëse vendi kandidat përmbush reformat, ai duhet të ecë përpara në mbylljen dhe hapjen e kapitujve dhe grupeve të kapitujve në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Dhe procesi i zgjerimit duhet të jetë më i dukshëm”.

Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

“Nga ky samit presim diskutime të frytshme nga të gjithë përfaqësuesit dhe rezultate pozitive. Kjo është arsyeja pse Kosova meriton pyetësorin, statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Duhet të theksoj se integrimi në BE nuk është vetëm një proces teknik. Ka të bëjë me prosperitetin, ka të bëjë me paqen, demokracinë dhe dinjitetin për Evropën dhe për popullin tonë”, tha ajo.

Një nga temat kryesore të rendit të ditës në këtë samit është edhe anëtarësimi i Malit të Zi në BE.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën