Seanca konstituive është paraparë të nisë në orën 10:00.
Por, ende asnjë deputet i zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë deputetët e legjislaturës së nëntë pritet ta bëjnë betimin, ndërsa në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.