TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Koci thotë se nesër vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

nga teve1
16 Prill, 2025
0
A A
Koci thotë se nesër vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

Nesër më 17 prill do të vazhdojë gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook avokati i familjes së Afrim Bunjakut, Arianit Koci.

“Nesër vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Unë jam avokati i familjes së tij. Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur, i trajnuar dhe i dirigjuar, kreu një ndër sulmet më të rënda kundër rendit kushtetues të Kosovës. Qëllimi ishte i qartë: ndarja territoriale e veriut dhe sfidimi i sovranitetit të shtetit tonë. Afrim Bunjaku ra në detyrë, duke mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ky proces gjyqësor më shumë se drejtësi individuale është mbrojtje e rendit kushtetues dhe sipas tij gjykimi duhet të jetë efikas, pa zvarritje dhe pa amnisti të heshtur.

Koci ka shtuar se drejtësia për Afrim Bunjakun është detyrim i Kosovës pasi ai ka rënë për të.

“Nuk jemi përballë një rasti të zakonshëm penal, por përballë një akti kriminal me prapavijë politike dhe struktura terroriste të organizuara pas tij. Ky proces gjyqësor është më shumë se drejtësi individuale është mbrojtje e rendit kushtetues. Të gjitha të drejtat që u takojnë të akuzuarve do të garantohen. Jemi shtet serioz. Por gjykimi duhet të jetë efikas. Pa zvarritje.Pa amnisti të heshtur. Drejtësia për Afrim Bunjakun është detyrim i Republikës së Kosovës. Sepse ai ka rënë për të”, ka shkruar tutje Koci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X