TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa ujë duhet të pini për një mendje të fortë e të shëndetshme

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sa ujë duhet të pini për një mendje të fortë e të shëndetshme

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme.

Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë.

Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve.

Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup.

Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë.

Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar.

Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë.

Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2- 2.7 për femrat.

Si ndikon dehidratimi tek aftësitë e të nxënit? 

Dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje dhe një gjëndje letargjike e cila zgjat në varësi të mungesës së ujit.

Ndikimi i tij është i fortë në çdo grupmoshë.

Megjithatë, në rastin e të moshuarve, situata kërkon kujdes të shtuar.

Me kalimin e moshës, rezervat e ujit në trup janë në rënie si pasojë e tkurrjes së masës muskulare. Veshkat e kanë më të vështirë që të mbajnë ujin.

Hormonet që sinjalizojnë etjen mjegullohen dhe ndodh që në këto grupmosha, njerëzit harrojnë të pijnë ujë ose mendojnë se nuk kanë etje.

Përpos të tjerave, të moshuarit janë ndjeshëm më të rrezikuar nga pakësimi i aftësive të të nxënit.

Sipas ekspertëve, dehidratimi por edhe pirja e tepruar e ujit kanë një ndikim negativ tek këto tre aspekte të rëndësishme të trurit:

  • Vëmendja,
  • Shpejtësia e përpunimit të informacioni
  • Kujtesa.

Ndikimi i dehidratimit ndihet shumë sidomos tek kujtesa afat-shkurtër.

Por ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë e rrezikshme

Intoksikimi nga uji ndodh kur njeriu ka pirë aq shumë ujë sa niveli i kripës në gjak bie në nivele të frikshme.

Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera.

Organi kryesor i prekur nga kjo është truri.

Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, ka dhimbje koke dhe të përziera.

Tek të moshuarit, ky probabilitet është i lartë për shkak se veshkat nuk arrijnë të zbrazin ngarkesat e ujit nga trupi.

Kësisoj, ata mund të përballen krejt lehtë me intoksikimin nga uji.

Një rrezik i shtuar vërehet tek njerëzit që vuajnë nga veshkat, mëlcia ose sëmundjet e zemrës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjoheni me rrahje të forta të zemrës dhe ndjesi mbytjeje? Mund të mos jetë infarkt, por sulm paniku

Zgjoheni me rrahje të forta të zemrës dhe ndjesi mbytjeje? Mund të mos jetë infarkt, por sulm paniku

Pesë minuta aktivitet, një ndryshim i madh për shëndetin

Pesë minuta aktivitet, një ndryshim i madh për shëndetin

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit

Kastraveci – Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme

Kastraveci – Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme

​28 vjet nga rënia e Myrtë Zenelit

​28 vjet nga rënia e Myrtë Zenelit

Sot varroset Alush Gashi

Sot varroset Alush Gashi

Përditësim i ri nga KQZ: Këto janë rezultatet më të fundit të zgjedhjeve

Zgjedhjet e 7 qershorit, sot fillon votimi me postë

LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

Nesër bien temperaturat

​Parashikimi i motit

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën