TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa po i kushton buxhetit të shtetit mbajtja e zgjedhjeve?

Në rast që Qeveria nuk do të formohet sipas afateve ligjore ekziston mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje. Kësisoj për më pak se 12 muaj pritet të mbahen katër parë zgjedhje. E kjo sipas njohësve të fushës do t’i kushtojë vendit afër 30 milionë euro. Madje sipas ekonomistëve, Kosova se ka komoditetin të shpenzojë kaq shumë para për procese zgjedhore.

by Doresa Geci
7 muaj ago
1 0
A A

Për një periudhë afër 10 muajshe, në Kosovë u mbajtën dy palë zgjedhje.

Mirëpo, nëse këtë të diel nuk formohet Qeveria, deri në përfundim të vitit pritet që në vend të ketë sërish zgjedhje parlamentare.

E gjithë kjo sipas ish kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, do t’i kushtojë buxhetit të shtetit.

“I kushton shumë, mesatarisht 6 milionë euro thuhet se kushton një proces zgjedhor, ndoshta edhe më shumë varet krejtësisht nga rrethanat dhe investimet që bëjnë subjektet politike, institucionet e vendit, pra kushton shumë këto 4 parë zgjedhje ndoshta mund të jenë afër 30 milionë euro që është humbje e madhe në kuptimin financiar”, tha Baraliu.

Përveç kësaj, sipas Baraliut humbjet janë më të mëdha në mungesë të institucioneve.

“Nuk funksionojnë bordet, nuk funksionojnë agjencitë e ndryshme, dhe institucionet e pavarura për shkak të kuorumeve, mungesës së kuorumit. Pra humbjet janë të shumta, mos të flasim për humbje në kohë, pastaj secili proces zgjedhor kërkon angazhim politik, angazhim në terren. Keni parasysh që tek ne përgatitjet fillojnë me herët, në diasporë…”.

Edhe sipas njohësit të ekonomisë, Kushtrim Ahmeti, bllokada institucionale i ka sjellë dëme miliona euro Kosovës.

“Na nuk e kemi komoditetin që të mbajmë kaq shpesh zgjedhje sepse ne e dimë shumë mirë sa është e ndërlidhur ekonomia jonë nga vendimet e shumta qeveritare. Llogarite ne i kemi gjitha vendet e rajonit, që po marrin mjetet nga BE-ja dhe Kosova nuk po merr asnjë cent. Kemi një numër i marrëveshjeve ndërkombëtare që vlera e të njëjta kap shifrën 1 miliard euro të cilat kanë mbetur të bllokuara”, deklaroi Ahmeti.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvend të Kosovës nga 28 subjekte politike u shpenzuan gati katër milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vritet një person në Prishtinë

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

A telefonoi Granit Plava në emisionin televiziv?

Thirrja e AIP-së: Kamerat me zë shkelin privatësinë e punëtorëve

Thirrja e AIP-së: Kamerat me zë shkelin privatësinë e punëtorëve

Vritet një person në Prishtinë

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

A telefonoi Granit Plava në emisionin televiziv?

Thirrja e AIP-së: Kamerat me zë shkelin privatësinë e punëtorëve

Thirrja e AIP-së: Kamerat me zë shkelin privatësinë e punëtorëve

Rrokulliset vetura në magjistralen Pejë -Prishtinë

Aksident mes dy veturave, njëra përfundon poshtë urës – 7 persona të lënduar

Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik

Partitë shqiptare në Mal të Zi drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën