TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa e rrezikojnë LDK-në tensionet në Prishtinë?

by teve1
3 javë ago
0
A A
Sa e rrezikojnë LDK-në tensionet në Prishtinë?

“Bashkimi i së djathtës” në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i paralajmëruar si synim i kësaj partie deri tash opozitare, po sfidohet në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Përderisa udhëheqësit e LDK-së po i finalizojnë bisedimet për një listë të përbashkët zgjedhore me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë – ku pushtetin lokal e drejton kjo parti – këtë javë u shfaqën mosmarrëveshje të brendshme.

Përparim Rama, i cili në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar u rikonfirmua në krye të Komunës së Prishtinës nën logon e LDK-së, gjatë kësaj jave lidhi marrëveshje për koalicion të qeverisjes lokale me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Pasuan largimet e drejtuesve të disa drejtorive komunale nga radhët e LDK-së, në vend të të cilëve u vendosën ata të PDK-së.

Reagimi i LDK-së, e cila Prishtinën e konsideron si bastion të saj elektoral, ishte i menjëhershëm përmes një komunikate për opinion: partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku tha se strukturat e saj nuk kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhe se ajo “nuk krijon obligime politike për LDK-në”.

A ka përplasje brenda LDK-së?

Rreth asaj se çfarë po ndodh në LDK e kemi pyetur nënkryetarin e partisë, Lutfi Haziri.

“Është një lloj moskoordinimi, një lloj tensionimi, por besoj që do të përballohet”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

Ai shtoi se, megjithatë, vendimi i Ramës për koalicion me PDK-në për qeverisje lokale “e ka prekur” nismën për bashkimin e së djathtës brenda LDK-së dhe të forcimit të saj para zgjedhjeve të parakohshme.

“Ia ka humbur shkëlqimin këtij procesi. Kështu do ta definoja, jo më tepër…”, u shpreh ai, duke shtuar se “për momentin, kjo është e tejkalueshme”.

Rama, ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, u shpreh “kundër çdo retorike përçarëse”, dhe e arsyetoi marrëveshjen me PDK-në si diçka të mirë në interes të qytetarëve, duke thënë se “qytetarët nuk jetojnë në parti”.

Si shihen këto zhvillime?

Politologu Dritëro Arifi konsideron se pretendimi i LDK-së për një bashkim të së djathtës në prag të zgjedhjeve të majit është ambicie me mjaft sfida, por jo e parealizueshme.

Sipas tij, praktikat e deritashme kanë treguar se partitë kundërshtare lidhin koalicione për bashkëqeverisje lokale në komuna të ndryshme.

Në këtë drejtim, ai konsideron se koalicioni i Ramës me PDK-në në kryeqytet nuk e dëmton më shumë LDK-në sesa shpërfaqja e mosmarrëveshjeve në publik.

“Kjo po e shpërfaq një tjetër anë negative të LDK-së – nuk ka koordinim të duhur… Nëse nuk arrijnë ta menaxhojnë më mirë [situatën] dhe e përshkallëzojnë situatën me këto deklarata të palogjikshme, atëherë dëmtohet më shumë lideri i partisë. Ia humb një lloj kredibiliteti, panevojshëm”, tha Arifi.

Ai shtoi se mosmarrëveshjet brenda LDK-së reflektohen edhe në komunikatën e saj lidhur me vendimin e Ramës.

“Kjo e dëmton partinë edhe në nivel qendror, sepse po vërehet se partia nuk e ka kontrollin edhe mbi degët e veta”, tha Arifi.

Në sytë e analistit Ylli Hoxha, LDK-ja aktualisht është gjetur përballë interesave të saj për zgjedhjet në nivel qendror dhe interesave të Ramës për krijimin e një shumice për qeverisje bashkë me PDK-në në nivel lokal në Prishtinë.

Por, ai pret që udhëheqësit e LDK-së dhe Rama të jenë të kujdesshëm për të ruajtur një minimum të unitetit në parti, para zgjedhjeve parlamentare.

“Do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme që ta kthesh Vjosa Osmanin, dhe të pretendosh ta bashkosh të djathtën, ndërkaq ta humbësh kryetarin e komunës [së Prishtinës]. Besoj që do të ketë proces, i cili do ta parandalojë përshkallëzimin e mëtutjeshëm të kësaj krize”, tha Hoxha për REL-in.

Efekti në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare

LDK-ja e sheh si të menaxhueshme situatën e krijuar nga, siç e kanë quajtur në parti, “moskordinimi” me Ramën, dhe nuk pret që kjo situatë të ndikojë negativisht në rezultatin e partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Rama ka thënë se ashtu siç e ka “përkrahur pakusht LDK-në në zgjedhjet e kaluara, do ta përkrah edhe në këto zgjedhje”.

As politologu Arifi nuk pret që mosmarrëveshja e shpërfaqur ndërmjet LDK-së dhe Ramës të ndikojë në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.

“Nëse dinë ta menaxhojnë këtë çështje, po besoj që do të dalin pa u dëmtuar, dhe pa u vërejtur fare që ka pasur ndonjë jokomunikim ose keqkuptime të këtyre dy niveleve”, tha Arifi.

Edhe analisti Hoxha mendon që LDK-ja do të arrijë ta menaxhojë situatën.

Në të kundërtën, sipas tij, përshkallëzimi eventual i përplasjes ndërmjet udhëheqjes së LDK-së dhe kryetarit të Prishtinës do të ndikonte negativisht në rezultatin zgjedhor të partisë.

“Konsideroj se të gjithë këta aktorë kanë një pjekuri minimale se [një situatë konflikti] do të bëjë dëm”, tha Hoxha.

Ai dhe Arifi besojnë se një stabilitet brenda LDK-së do të ndikojë në një rezultat zgjedhor më të mirë të kësaj partie, krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.

Në ato zgjedhje, LDK-ja doli si partia e tretë më e votuar, me 13.57 për qind të votave të fituara, që i siguroi 15 vende në Kuvendin e Kosovës.

Me minus 52 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, LDK ngeli me 5 vende më pak në Kuvend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza në Skenderaj: Shtetit i duhet një kapitull i ri

Hamza në Skenderaj: Shtetit i duhet një kapitull i ri

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Abdixhiku: Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por në punë e teren

Abdixhiku: Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por në punë e teren

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, reshje shiu dhe breshër në disa vende

Hamza në Skenderaj: Shtetit i duhet një kapitull i ri

Hamza në Skenderaj: Shtetit i duhet një kapitull i ri

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Kosova humb miqësoren kundër Çekisë

Kosova humb miqësoren kundër Çekisë

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, rezultate interesante

Mbyllet sezoni në Superligë, Llapi në barazh

Abdixhiku: Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por në punë e teren

Abdixhiku: Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por në punë e teren

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, reshje shiu dhe breshër në disa vende

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu përkujton masakrat e Studimes dhe Poklekut të Ri: U vranë civilë, fëmijë, gra e të moshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën