TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia zemërohet pasi municionet nga India përfundojnë në Ukrainë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Rusia zemërohet pasi municionet nga India përfundojnë në Ukrainë

Predha të artilerisë, të shitura nga prodhuesit e armëve në Indi, janë devijuar nga konsumatorët evropianë për në Ukrainë. Dhe, Nju Delhi nuk ka ndërhyrë për të ndalur këtë tregti, pavarësisë zemërimit të shprehur nga Moska.

Kështu thanë 11 zyrtarë të Indisë dhe qeverive evropiane, por edhe të industrisë së mbrojtjes, teksa ky pretendim mbështetet edhe nga analizimi që Reuters u ka bërë të dhënave të qasshme të doganave.

Dërgesat me municione për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë kanë ndodhur mbi një vit më parë, sipas burimeve dhe të dhënave të doganave.

Rregullat për eksportin e armëve në Indi kufizojnë përdorimin e armëve të blerësi i deklaruar, i cili rrezikon që të mos blejë më armë nga India nëse kryen dërgesa të pautorizuar.

Kremlini e kishte ngritur këtë çështje në të paktën dy raste, përfshirë edhe gjatë takimit të zhvilluar në korrik mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij nga India, thanë tre zyrtarë të Indisë, raporton Reuters.

Ministritë e Mbrojtjes në Rusi dhe Indi nuk kanë pranuar të komentojnë. Por, në janar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, deklaroi se India nuk i ka dërguar dhe nuk i ka shitur predha të artilerisë Ukrainës.

Burime brenda Qeverisë dhe industrisë së Mbrojtjes i thanë Reuters se municioni i prodhuar nga India përbën vetëm një sasi të vogël të municioneve që përdoren nga Ukraina.

Në mesin e shteteve evropiane që i kanë dërguar Ukrainës municione të prodhuara në Indi janë Itlaia dhge Republika Çeke, dy shtete lidere në nismën për furnizimin e Kievit me municione nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i Indisë tha se Nju Delhi ka monitoruar situatën. Por, shefat e industrisë së mbrojtjes, që kanë pasur njohur për dërgesat, sipas këtij zyrtari, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që të ndalin furnizimet, shkruan REL.

Nju Delhi së fundi ka forcuar bashkëpunimin diplomatik dhe të mbrojtjes me Uashingtonin, teksa të dyja po tentojnë të frenojnë rritjen e Kinës. India po ashtu ka raporte të mira me Rusinë, shtet që për dekada të tëra ka qenë furnizuesi i saj kryesor me armë. Po ashtu, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Tags: IndiaRusiaUkraine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Izraeli nis operacion masiv ushtarak në Bregun Perëndimor, pak ditë para zgjedhjeve

Izraeli nis operacion masiv ushtarak në Bregun Perëndimor, pak ditë para zgjedhjeve

Mbi 1,300 të arrestuar gjatë protestave masive në Francë

Mbi 1,300 të arrestuar gjatë protestave masive në Francë

Berisha: Rama zbatoi porosinë e Vuçiqit, policët “vrasës të paguar”

Berisha: Rama zbatoi porosinë e Vuçiqit, policët “vrasës të paguar”

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Driton Bilalli: 20 përqind e qytetarëve të Preshevës kanë votuar deri tani

Driton Bilalli: 20 përqind e qytetarëve të Preshevës kanë votuar deri tani

Përditësimi i fundit: Pritjet në pikën kufitare në Merdarë arrijnë deri në tri orë

Përditësimi i fundit: Pritjet në pikën kufitare në Merdarë arrijnë deri në tri orë

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

EULEX-i shton patrullat pranë kufirit me Serbinë në ditën e zgjedhjeve

EULEX-i shton patrullat pranë kufirit me Serbinë në ditën e zgjedhjeve

Izraeli nis operacion masiv ushtarak në Bregun Perëndimor, pak ditë para zgjedhjeve

Izraeli nis operacion masiv ushtarak në Bregun Perëndimor, pak ditë para zgjedhjeve

Autobusi që bart romët nga Mitrovica drejt Serbisë, pretendime për 100 euro për votë nga partia e Vuçiqit

Autobusi që bart romët nga Mitrovica drejt Serbisë, pretendime për 100 euro për votë nga partia e Vuçiqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën