TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia i vazhdon sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Rusia i vazhdon sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Fshati Drobysheve village, në rajonin e Donjeckut, pësoi dëme nga sulmet ajrore ruse më 31 maj 2024

Rusia ka kryer sulme të reja duke e dëmtuar infrastrukturën energjetike në pesë rajone të Ukrainës më 1 qershor, njoftuan zyrtarët ukrainas.

Objekte energjetike u dëmtuan në rajonet Donjeckut në lindje, Zaporizhjas në juglindje, në Dnipropetrovsk, si dhe në rajonin qendror Kirovohrad dhe atë perëndimor Ivano-Frankvisk, tha operatori i rrjetit energjetik i Ukrainës, Ukrenerho.

“Mëngjesin e sotëm, rusët kryen një tjetër sulm në objektet energjetike të Ukrainës. Prej marsit janë kryer gjashtë sulme të mëdha raketore dhe me dronë kundër infrastrukturës energjetike civile”, tha Ukrenerho.

DTEK, kompania më e madhe e Ukrainës për prodhimin e energjisë elektrike, tha se gjatë sulmit u goditën dy prej termocentraleve të saj dhe se pajiset e saj u “dëmtuan rëndë”. DTEK nuk tregoi se ku ndodheshin ato objekte.

Rusia i ka rritur bombardimet kundër infrastrukturës energjetike civile në Ukrainë prej muajit mars, duke ia shkatërruar shumicën e kapaciteteve të termocentraleve dhe hidrocentraleve. Si pasojë, ka pasur reduktime të rrymës dhe import të energjisë elektrike në sasi rekorde.

Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se kundërajrorët e tyre i rrëzuan 35 nga 53 raketat ruse dhe 46 nga 47 dronët rusët.

“Terroristët rusë nuk heqin dorë nga qëllimi i tyre për ta shkatërruar sektorin e energjisë së vendit. Forcat Ajrore dhe ato të Mbrojtjes të Ukrainës po bëjnë gjithçka që është e mundur për të mos e lejuar armikun ta arrijë qëllimin e tij në çdo cep të frontit”, tha komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, gjenerali Mykola Oleshchuk.

Zyrtarët rajonalë raportuan se zjarrfikësit janë duke i luftuar zjarret në disa zona pas sulmeve të së shtunës. Nuk është raportuar për viktima, shkruan REL. Sulmet e reja ruse u kryen dy ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, i dha leje Ukrainës t’i përdorë armët amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë, por vetëm për qëllime të kufizuara për ta mbrojtur Harkivin.

Në një intervistë për REL-in në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ndryshimi i qëndrimit të SHBA-së është “i ligjshëm”, sepse Ukraina po e mbron veten, posaçërisht në qytetin Harkiv, i cili ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit të Ukrainës me Rusinë.

Deri tani, ushtria ukrainase nuk ka qenë në gjendje t’i godasë me armë perëndimore forcat ruse – të cilat janë mbledhur në territorin rus pranë kufirit ukrainas – për shkak se SHBA-ja dhe disa aleatë të tjerë perëndimorë të Ukrainës shqetësoheshin se ato do ta përshkallëzonin luftën.

“E drejta për vetëmbrojtje përfshin edhe të drejtën për t’i goditur caqet në territorin e agresorit. Dhe, pikërisht këtë duhet të jetë në gjendje ta bëjë Ukraina”, tha Stoltenberg.

Tags: RusisulmeUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

“Mobileje, inventar shtëpiak..”  Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte  dhe vëllimore

“Mobileje, inventar shtëpiak..” Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën