TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qorrolli akuzon LDK-në: Po përdor buxhetin si metamorfozë për të arsyetuar humbjen e 28 dhjetorit

by Tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Qorrolli akuzon LDK-në: Po përdor buxhetin si metamorfozë për të arsyetuar humbjen e 28 dhjetorit

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë nga radhët e LVV-së, Vigan Qorrolli, ka komentuar debatet rreth moskalimit të buxhetit të Prishtinës, duke akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për krijim artificial të krizës.

Qorrolli tha në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 se qeveria në detyrë e ka të drejtën e plotë kushtetuese për të propozuar buxhetin, ndërsa pretendimet e kundërta nga LDK-ja i cilësoi si të pabaza.

“Pse nuk ka kaluar buxheti? Legjitimiteti i qeverisë në detyrë e prodhon situatën që duhet ta kalojmë. Më thoni nëse ka një plan ‘B’? Nuk ka plan ‘B’, sepse askush tjetër, as me Kushtetutë, nuk mund të propozojë buxhet për vit kalendarik përveç qeverisë së Republikës,” u shpreh Qorrolli.

“I gjithë ky diskutim se kush mund ta bëjë buxhetin është një artificë politike e shkaktuar nga eksponentët e LDK-së. Shumica prej tyre janë ekonomistë me profesion, por ekonomistë të ngelur në klasë të parë,” shtoi ai.

Sipas tij, kjo qasje po transmetohet edhe te kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Këtë betejë politike ata e kanë bartur edhe te kryetari i zgjedhur, Përparim Rama, i cili ka nisur ta bëjë fushatën politike në mënyrën më të keqe të mundshme,” deklaroi Qorrolli.

Ai tha se LDK-ja po shkon drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit më e përqarë se kurrë, ndërsa këtë e lidh me një përpjekje të brendshme për të justifikuar rezultatet e mundshme.

“LDK-ja po hyn në një proces zgjedhor më të përçarë se asnjëherë më parë. Është një metamorfozë për t’u legjitimuar në rast të humbjes, e cila do të ndodhë me Lumir Abdixhikun. Kjo po shihet në disa palë zgjedhje dhe, sipas meje, do të shihet edhe më 28 dhjetor,” përfundoi Qorrolli.

Në deklaratat e tij, Qorrolli e konsideroi qëndrimin e LDK-së për buxhetin si të motivuar politikisht dhe të orientuar drejt përfitimeve elektorale.

Tags: Kendi i debatitLVVTeve1Vigan Qorrolli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Sot nis verifikimi i votave me postë

Bajrami për rezultatin: Qytetarët ndëshkuan pushtetin, nga ne kërkojnë më shumë punë

Bajrami për rezultatin: Qytetarët ndëshkuan pushtetin, nga ne kërkojnë më shumë punë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Obiliq për ngacmim seksual

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Disa policë lëndohen në Deçan e Klinë pasi u sulmuan gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

Bie pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, më e ulët se në dhjetor

DnV: Zgjedhjet sipas standardëve demokratike, por në një klimë të lodhjes zgjedhore

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Torino sfidon ekipet gjermane për Ramadanin

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani i hapur ti bashkohet Dortmundit

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Sot nis verifikimi i votave me postë

Jashari premton paraqitje më të mira

Atalanta insiston për Jasharin

KB Bashkimi forcohet me Azemin

KB Bashkimi forcohet me Azemin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën