TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia dhe Ukraina shkëmbejne sulme ajrore me raketa dhe dronë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rusia dhe Ukraina shkëmbejne sulme ajrore me raketa dhe dronë

Rusia tha se ka penguar një valë masive sulmesh me dronë në Krimenë e pushtuar dhe një sulm me raketa në Kaluga më 25 gusht, kur ushtria e Ukrainës raportoi sulme vdekjeprurëse ajrore dhe dronë në rajonet e saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se mbrojtja e saj ajrore neutralizoi 42 dronë, nëntë prej të cilëve dyshohet se u rrëzuan ndërsa 33 të tjerët u “ndalën me mjete elektronike dhe u rrëzuan pa e arritur cakun e tyre”.

Më herët, kreu i rajonit të Sevastopolit në Krime, i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, tha se disa dronë ishin shkatërruar mbi det pranë Kepit Khersones të Krimesë.

Kanali Baza në platformën Telegram raportoi se një raketë u rrëzua pranë aeroportit ushtarak Shaikovka në rajonin Kaluga, rreth 300 kilometra në jugperëndim të Moskës.

Dy aeroportet kryesore të Moskës, Vnukovo dhe Domodedovo, ndërprenë përkohësisht funksionimin, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, ndërsa nuk është raportuar për viktima apo dëme.

Moska dhe rrethina e saj janë shënjestruar shpesh nga sulmet me dronë gjatë javëve të fundit.

Ndërkohë, Rusia nisi një valë tjetër sulmesh ajrore dhe raketore në Ukrainë gjatë natës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në orët e hershme të mëngjesit të 25 gushtit, duke shtuar se kishte viktima në mesin e civilëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit, armiku ka lëshuar shtatë raketa dhe 47 sulme ajrore…në pozicionet e trupave tona dhe në zonat e banuara”, thuhet në raportin e përditshëm të ushtrisë.

“Për fat të keq, ka të vdekur dhe të plagosur mes popullatës civile”, thuhet tutje në këtë raport.

Ushtria nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me caqet e sulmeve ruse apo viktimat, duke thënë se informacionet e tjera janë “aktualisht duke u qartësuar”.

Por, mbrojtja ajrore e Ukrainës raportoi veçmas se kishte rrëzuar katër raketa lundrimi ruse mbi rajonin e Odesës, të cilat tha se ishin lëshuar nga Deti Azov.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë pretendimet e dy palëve në mënyrë të pavarur. Por, ato vijnë vetëm një ditë pasi Ukraina festoi Ditën e Pavarësisë, kur shtatë persona mbetën të lënduar në orët e para të 24 gushtit pas një sulmi me raketa në qytetin në jug të Ukrainës, Dnjepër.

Mbrëmjen e 24 gushtit, Shtetet e Bashkuara bënw të ditur se do t’i stërvitin pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 nga tetori, duke iu bashkuar një koalicion të Perëndimit, i cili po i ndihmon pilotët e Kievin të përgatiten për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesit rus me avionë të sofistikuar luftarakë.

Pilotët ukrainas do të stërviten edhe nga Danimarka dhe Rumania në javët në vijim. Edhe Greqia ka thënë se do t’i stërvitë ata.

Ky vendim i SHBA-së erdhi pak orë pasi Norvegjia vendosi t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë.

Danimarka dhe Holanda kanë konfirmuar tashmë se do t’i dhurojnë avionë luftarakë F-16 Ukrainës./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Një 12-vjeçar shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga dritarja e një ndërtese në Itali

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën