Në një konferencë në Moskë, zëdhënësja Maria Zakharova përsëriti kritikat e Rusisë ndaj Perëndimit për dërgimin e miliarda dollarëve të armëve të avancuara në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e Kievit.
Ndërkohë, anëtarët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për masa të reja kundër Iranit në lidhje me furnizimin e Rusisë me dronë.
“Shtetet e BE-së vendosën të ngrijnë asetet e tre individëve dhe një entiteti përgjegjës për furnizimet me drone dhe janë gjithashtu të përgatitura të shtojnë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane”, thuhet në njoftim./abcnews.al