TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rumania thërret diplomatin rus, pasi gjeti copa të dronit rus në territorin e vet

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Rumania thërret diplomatin rus, pasi gjeti copa të dronit rus në territorin e vet

Anëtarja e NATO-s, Rumania, tha të dielën se e ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Rusisë me punë në Bukuresht, pas gjetjes së copëzave të një droni të ngjashëm me dronët që përdoren nga ushtria ruse.

Ushtarët rumunë gjetën të shtunën copëzat e dronit në zonën Plauru në kontin Tulcea, përgjatë kufirit me Ukrainën.

Sekretari i Shtetit Lulian Fota u takua me diplomatin rus të shtunën për t’ia përçuar “protestën e Rumanisë kundër shkeljes së hapësirës rumune”, tha më 10 shtator Ministria e Jashtme e Rumanisë.

Ajo shtoi se Fota “i kërkoi me vendosmëri palës ruse që t’i ndalë veprimet kundër popullatës dhe infrastrukturës ukrainase, përfshirë ndaljen e veprimeve që do ta kërcënonin në çfarëdo mënyre sigurinë e qytetarëve rumunë në rajon”.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, dhe shefi i NATO-s, Jons Stoltenberg, folën të shtunën për këtë çështje gjatë një bisede telefonike.

Stoltenberg tha në X, rrjetin social të njohur si Twitter dikur, se “nuk ka indikacione për qëllime për ta sulmuar NATO-n, por këto sulme janë destabilizuese”.

Ai e mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë avionë luftarakë F-16 për patrullime ajrore të NATO-s.

Iohannis e tha se “ndodhi një shkelje e papranueshme e hapësirës ajrore sovrane të Rumanisë”.

Rumania i ka rritur masat për ta forcuar vëzhgimin e sigurisë së hapësirës ajrore, pas sulmeve të vazhdueshme ruse përgjatë kufirit në portet dhe infrastrukturën e Danubit, shkruan REL.

Copëza të dronit u gjetën në zonën Plauru edhe në fillim të kësaj jave, pak kilometra larg copëzave të gjetura të shtunën, të cilat po analizohen.

Qëkur Rusia e nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, NATO-ja është përqendruar në parandalimin e përhapjes së luftës në territorin e saj.

Rusia i ka rritur sulmet në rajonet jugore të Ukrainës, Odesa dhe Mikolaiv, vendet e porteve dhe infrastrukturës jetësore për eksportimin e mallrave bujqësore pas dështimit të marrëveshjes që mundësonte eksportimin e drithërave përmes porteve të Detit të Zi.

Tags: rumaniaRusiaUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X