TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ruben Amorim “hap letrat”: Ja kush më bën më së shumti presion te Man Utd

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Ruben Amorim “hap letrat”: Ja kush më bën më së shumti presion te Man Utd

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka mirëpritur mbështetjen publike që ka marrë së fundmi nga bashkëpronari Sir Jim Ratcliffe, pavarësisht rezultateve të dobëta të skuadrës këtë sezon.

Portugezi deklaroi se e ka ndjerë gjithmonë mbështetjen e drejtuesve të klubit, edhe pas katër humbjeve në tetë ndeshjet e para në të gjitha garat.

Ai zbuloi gjithashtu se personi që i vendos më shumë presion është vetë ai.

“Ai ma thotë gjithë kohën, ndonjëherë me një mesazh pas ndeshjeve, por unë e di dhe Jim e di që futbolli nuk funksionon në atë mënyrë”, u shpreh Amorim.

“Gjithçka që ka rëndësi në futboll është ndeshja e radhës. Nuk mund të kontrollosh ditën tjetër. Por është mirë ta dëgjosh këtë. Sidomos për shkak të kritikave”.

“Omar dhe Jason ma thonë gjithashtu gjithë kohën. Para së gjithash, unë e ndiej këtë mbështetje, nuk është vetëm një deklaratë për publikun, e ndiej çdo ditë”.

Trajneri më pas deklaroi se presioni që vendos vetë mbi veten dhe ekipin është shumë më i madh se çdo presion nga brenda klubit.

Dhe, ndonëse vlerësoi mbështetjen e drejtuesve, theksoi se nuk dëshiron të krijohet përshtypja se ka kohë të mjaftueshme për të përmirësuar gjendjen te United.

“Ndonjëherë, presioni që vendos mbi ekipin dhe veten është shumë më i madh. E di që do të duhet kohë”, tha ai.

“Është mirë ta dëgjosh këtë mbështetje. Mendoj se kjo i ndihmon tifozët tanë të kuptojnë që drejtuesit e dinë se do të duhet kohë”.

“Por, nga ana tjetër, nuk më pëlqen kjo ndjesi, nuk dua që në klub të ndihet sikur kemi kohë për t’i rregulluar gjërat”, përfundoi 40-vjeçari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Vëllaznimi ndahet me trajnerin Jonçevski

KB Vëllaznimi ndahet me trajnerin Jonçevski

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Shpendi, golashënuesi më i mirë në Serie B

Shpendi largohet në janar nga Cesena, destinacioni Serie A

Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

Trump planifikon tarifa të reja ndaj Kinës, BE-së dhe aleatëve kryesorë

Trump planifikon tarifa të reja ndaj Kinës, BE-së dhe aleatëve kryesorë

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Adem Ademi nga “Grupi i Intelektualëve” rivarroset më 28 nëntor

Kusari kërkon pjesëmarrje të barabartë të Kosovës në nismat rajonale

Kusari kërkon pjesëmarrje të barabartë të Kosovës në nismat rajonale

Komandanti i forcave të Libisë lindore në Ankara për takime me zyrtarët kryesorë turq

Komandanti i forcave të Libisë lindore në Ankara për takime me zyrtarët kryesorë turq

Gashi dhe Spanca diskutojnë për trajtimin e rasteve të adresuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Gashi dhe Spanca diskutojnë për trajtimin e rasteve të adresuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Hapet shkolla për mësimin e gjuhës shqipe në Oberndorf am Neckar të Gjermanisë

Hapet shkolla për mësimin e gjuhës shqipe në Oberndorf am Neckar të Gjermanisë

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Këtë 28 nëntor, flamurin duhet ta ngremë mbi gërmadhat e ‘aleancës së qelbësirave’ të piktorit!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën