TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?

by teve1
1 orë ago
0
A A
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?

Qytetarët e Kosovës përfundimisht i shpëtuan rritjes së çmimit të faturës së energjisë elektrike për vitin e dytë radhazi, por kjo nuk nënkupton se ata nuk do të përballen me një rritje të mundshme vitin e ardhshëm.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) vendosi më 5 maj kundër shtrenjtimit të tarifave të rrymës, me gjithë kërkesat e kompanive kyç për furnizimin me rrymë në vend.

Ky lehtësim vjen pas shtrenjtimit prej 16 për qind vitin e kaluar, të cilit i kishin paraprirë rritje të tjera më 2023 dhe 2022.

Rregullatori i energjisë vendosi t’i hedhë poshtë kërkesat e tri kompanive kyç të sistemit energjetik në vend për rritje prej 20 për qind.

ZRRE – e cila bën shqyrtimin dhe përcaktimin vjetor të tarifave të energjisë elektrike në pranverë – nuk dha arsye specifike për këtë, por tregoi se një pjesë e kostove për sigurimin e energjisë elektrike nuk është përfshirë në tarifat e sivjetme.

Dhe, kjo ka mundësuar shmangien e shtrenjtimit të tarifave sivjet.

Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRRE-së, tha se përmes një mekanizmi të profilizimit, kostot shtesë nuk përfshihen në tarifat e vitit 2026, por shpërndahen gradualisht duke filluar nga viti 2027.

“Në mënyrë që kostot që lidhen për remontet dhe mungesën e prodhimit nga gjeneratorët vendorë të shpërndahen në një periudhë dyvjeçare. Kjo bëhet për të zbutur ndikimin financiar te konsumatorët dhe, njëkohësisht, për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, tha Fejzullahu.

A mund të ketë shtrenjtim më 2027?

Mbajtja e tarifave të pandryshuara nuk nënkupton se nuk do të ketë përsëri kërkesa nga kompanitë energjetike për rritje të çmimit.

Madje, tarifat e energjisë elektrike mund të rriten edhe më shumë vitin e ardhshëm, paralajmëron Adhurim Haxhimusa, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Grisons të Zvicrës.

“Nëse Kosova gjatë këtij viti importon më shumë energji sesa është planifikuar, atëherë rrezikohet që tarifat të rriten në vitin 2027 shumë më shumë se sa është pritur”, tha Haxhimusa për Radion Evropa e Lirë.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e vet vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), prandaj importi është i pashmangshëm.

KEK – korporata shtetërore dhe prodhuesi mbizotërues i rrymës në vend – mund t’i prodhojë deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e vendit, në një ditë dimri, për shembull, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

Prandaj, vendi detyrohet të importojë rrymë nga jashtë për t’i mbuluar nevojat e konsumatorëve.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi kishte importuar rrymë në vlerë të rreth 248 milionë eurove në periudhën janar-nëntor 2025, ndërsa kishte eksportuar në vlerë të rreth 48 milionë eurove.

Cilat ishin kërkesat e kompanive energjetike?

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO], kërkuan rritje të çmimit të tarifave siç bëjnë rëndom çdo vit.

KESCO – shpërndarësi i rrymës – kërkoi rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026 duke u thirrur në sasinë e madhe të importit të energjisë elektrike.

KEK, ndërkaq, ka thënë në aplikim se ka paraparë vazhdimin e projekteve të rehabilitimit të njësive gjeneruese, kësaj radhe në termocentralin Kosova B, me një kohëzgjatje të planifikuar prej rreth tetë muajsh.

KESCO u arsyetua se kjo situatë pritet ta kufizojë prodhimin vendor dhe të rrisë varësinë nga importi.

Sa kushton rryma në Kosovë?

Sipas tarifave të tanishme, Konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa ata që shpenzojnë mbi këtë prag paguajnë 15.43 centë për kilovat.

Kurse tarifat e lira që shfrytëzohen gjatë natës nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, konsumatorët për një kilovat paguajnë 3.88 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë.

Ndërkaq, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë paguajnë 7.28 centë për kilovat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllet një operator ekonomik për produktet e qumështit

Mbyllet një operator ekonomik për produktet e qumështit

Përçarje ndërmjet Përparim Ramës e LDK-së, çfarë veprime do të ndërmarrë kryesia e partisë?

Përçarje ndërmjet Përparim Ramës e LDK-së, çfarë veprime do të ndërmarrë kryesia e partisë?

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert, por Vjosa Osmani hesht për marrëveshjen

Abdixhiku: LDK s’ka marrëveshje me PDK-në për Prishtinën

Abdixhiku: LDK s’ka marrëveshje me PDK-në për Prishtinën

Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?

Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?

Haxhiu sot mban konferencë për media

SHBA njeh AKA-në si autoritet akreditues, Haxhiu e cilëson këtë një arritje të madhe për arsimin e lartë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën