TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrugëtimi dhe ngritja e “Dardanëve” deri te finalja e madhe

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Rrugëtimi dhe ngritja e “Dardanëve” deri te finalja e madhe

Në muajin mars të vitit 2014, Kombëtarja e Kosovës edhe zyrtarisht nisi rrugëtimin e saj ndërkombëtar.

Më herët atë vit, FIFA kishte dhënë leje për Kosovën që të luante ndeshje miqësore ani pse nuk ishte e pranuar.

Më datën 5 mars të vitit 2014, në stadiumin “Adem Jashari” zbarkoi Haiti për miqësoren e parë, e cila përfundoi 0:0.

Miqësorja e dytë ishte e madhe për Kosovën, pasi në fushë doli Turqia me plot yje në përbërje dhe fitoi 6:1 kurse të tribunat e stadiumit në Mitrovicë ishin hiq më pak se 18 mijë shikues.

Në vitin 2014, erdhën edhe miqësoret me Senegalin, Omanin, Guinenë Ekuatoriale dhe Shqipërinë.

Më 3 maj të vitit 2016, në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Budapest me 28 vota pro dhe 24 kundër, Kosova u bë anëtare e Shtëpisë Evropiane të futbollit kurse 10 ditë më vonë edhe e FIFA-s me 141 vota pro dhe vetëm 23 kundër në Kongresin e mbajtur në Meksikë.

Kosova nisi garat në kualifikimet për Botërorin 2018, ku ishte në grup me Finlandën, Kroacinë, Ukrainën, Islandën e Turqinë.

Përfundoi e fundit me vetëm një pikë, të cilën e mori në ndeshjen e parë kualifikuese duke barazuar 1:1 në udhëtim te Finlanda derisa ndeshjet si vendas i luante në Shkodër.

Pas këtyre kualifikimeve, Kosova luajti në Ligën D të Ligës së Kombeve që ishte edhe edicioni inaugurues i kësaj gare të UEFA-s, duke qenë në një grup me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

“Dardanët” ishin të jashtëzakonshëm pasi përfunduan të parët në grup pa e humbur asnjë ndeshje dhe krahas promovimit në Ligën C siguruan edhe “play-offin” për kualifikim në “Euro 2020”, ku në gjysmëfinale u eliminuan nga Maqedonia e Veriut pasi humbën 2:1 në Shkup.

Në kualifikimet për Evropianin e vitit 2020, Kosova ishte në Grupin A me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi e Çekinë, ku humbja në ndeshjen e fundit ia pamundësoi kualifikimin.

Erdhi sezoni 2020/21 i Ligës së Kombeve, ku në grup me Greqinë, Moldavinë e Slloveninë, Kosova mezi siguroi qëndrimin në ligën C.

Kualifikimet për Botërorin 2022 nuk rezultuan të suksesshme për Kosovën pasi përfundoi e parafundit në grup me Gjeorgjinë, Greqinë, Spanjën dhe Suedinë.

Shenja përmirësimi, Kosova tregoi në edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve ku ishte në grup me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe Qipron, përpara se të mos sigurojë kualifikimin direkt në Euro 2024 nëpërmjet eliminatoreve në grupin që përbëhej nga Zvicra, Rumania, Izraeli, Bjellorusia e Andorra.

Ngritja e Kosovës nisi në kampanjën 2024/25 të Ligës së Kombeve, ku në krye të “Dardanëve” erdhi selektori Franco Foda, i cili zyrtarisht e emërua më 17 shkurt të vitit 2024.

Para tij te Kosova ishin Albert Bunjaki, Bernard Challandes, Primozh Gliha në dy raste dhe Alain Giresse.

Në sezonin 2024/25 të Ligës së Kombeve, Kosova siguroi promovimin për herë të parë në ligën B të kësaj gare pasi në “play-off” mposhti Islandën në dy ndeshje kurse paraprakisht doli e dyta në një grup me Qipron, Lituaninë e Rumaninë.

Kualifikimet për Botërorin 2026 kulmuan me rritjen e madhe të Kosovës, që këtë cikël doli e dyta në grup me Zvicrën Suedinë e Zvicrën.

E nisi me humbje 4:0 në udhëtim ndaj Zvicrës, për të reflektuar më pas dhe për të regjistruar tri fitore e dy barazime në pesë ndeshjet e ardhshme dhe për të siguruar “play-offin” për kualifikim në ngjarjen e këtij viti që mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.

Në gjysmëfinalen e “play-offit”, Kosova mposhti 4:3 Sllovakinë në Bratislavë për të siguruar finalen me Turqinë që luhet sot prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tani, “Dardanët” janë vetëm 90-të minuta larg ëndrrës historike, kualifikimit në Kupën e Botës dhe shpresat janë të mëdha që këtë herë festa do të jetë për Kosovën.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

FFK thirrje tifozëve: Respektoni himnin e kundërshtarit dhe mos e ndalni këngën me të filluar loja

FFK thirrje tifozëve: Respektoni himnin e kundërshtarit dhe mos e ndalni këngën me të filluar loja

​Sa fiton Kosova nëse arrin Botërorin 2026?

​Sa fiton Kosova nëse arrin Botërorin 2026?

BBC: Turqia 55 vende më lart në renditjen e FIFA-s, Kosova ka treguar se di të befasojë

BBC: Turqia 55 vende më lart në renditjen e FIFA-s, Kosova ka treguar se di të befasojë

Foda pa shumë ndryshime në formacion

Foda nuk ndryshon formacionin me Turqinë

Kremlini: Bisedimet për planin amerikan të paqes për Ukrainën po zhvillohen në mënyrë konstruktive

Hezbollahu vret tre ushtarë izraelitë, ndërkohë që Izraeli vazhdon me sulmet ajrore në Liban

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Supremja anulon paraburgimin për tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdarë, rasti kthehet në rivendosje

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së viziton Izraelin për të diskutu operacionet në Iran

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së viziton Izraelin për të diskutu operacionet në Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën