TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rritje e ngadalësuar ekonomike edhe këtë vit

nga TËVË 1
12 Shkurt, 2023
0
A A
Rritje e ngadalësuar ekonomike edhe këtë vit

Rritje të ngadalësuar ekonomike Kosova do të ketë edhe në këtë vit për shkak të inflacionit dhe situatës sfiduese ekonomike për vendin. Niveli i kësaj rritjeje për vitin 2023, sipas ekspertit të ekonomisë, Florin Aliu, pritet të jetë mes 3 dhe 4 për qind.

Aliu deklaron se kjo normë është e pamjaftueshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për uljen e papunësisë. Ndërkaq, në vitin që lamë pas vendi pati normën Bruto Prodhimit Vendor (BPV) rreth 3 për qind.

Profesori në Republikën Çeke thotë se kriza ekonomike në vend nuk është adresuar në mënyrën e duhur nga qeveria.

Aliu kritikon qeverinë për dyfishimin e tatimit në pronë dhe për koeficientin 105 euro për pagat, që sipas tij, ka ulje të rrogave në disa sektorë me koeficientin e miratuar tashmë në Kuvend.

“Problemi është i thellë ekonomik, për arsye se adresimi i tij në kohën kur qeveria ka akumuluar buxhet dhe të ardhura jo për shkak të efikasitetit të ekonomisë, sepse zhvillimin ekonomik ne po e shohim në bazë të rritjes ekonomike, e cila është 3 për qind. Kjo rritje ekonomike me një fjalë nuk është asgjë hiç. Kjo normë e rritjes ekonomike nuk e ulë papunësinë, për arsye se korpusi i njerëzve që futen në tregun e punës është shumë i lartë se sa kjo rritje ekonomike prej 3 për qind. Kështu që intervenimet e qeverisë në raport me këtë grup shoqëror, gjithmonë kur po diskutojmë për një qeveri të majtë, përveç koeficientit të pagave që ka pakënaqësi të mëdha, ndonëse edhe nëse është bërë mirë me këtë koeficient, ende nuk po dihet. Ka shumë debate, shumë diskutime dhe shumë të pakënaqur. Disa prej punonjësve në disa sektorë edhe iu kanë zbritur pagat si rezultat i këtij ligji”, thekson ai.

Profesori Aliu, thotë po ashtu se ekzekutivi i vendit nuk bëri sa duhet as për kategoritë sociale.

Duke u ndalur te inflacioni, Aliu shprehet se ai do të jetë në nivel të lartë edhe gjatë këtij viti, ndërsa nxitet edhe nga zhvlerësimi i valutës euro, pasi që vendi është përdorues i kësaj valute.

Aliu kritikon qeverinë se nuk ka bërë reforma në vend në sektorin e ekonomisë.

“Por, çka është bërë për personat që janë të varfër dhe të papunë? Mendoj se inflacioni do të na përcjellë nëse tempo do të jetë e tillë e rritjes së çmimeve. Megjithatë nuk besoj se do të jetë rritje të çmimeve edhe më tej, por mbeten shumë të panjohura. Për arsye se Rusia dhe Ukraina janë ndër prodhuesit kryesorë të grurit, vajit të lulediellit dhe elbit. Kështu që 30 për qind e prodhimit botëror varet nga këto dy shtete, të cilat janë në luftë… Se çfarë viti do të na pret janë shumë pikëpyetje për arsye se siç po shihet pranvera e këtij viti do të intensifikojë luftën në Ukrainë. Po ashtu, ka të panjohura se si do të lëviz euro në raport me dollarin. Nuk duhet harruar se Kosova përdorë euron dhe çdo lëvizje e euros qoftë në dobësim apo forcim në raport me valutat e tjera ndikon në ekonominë e Kosovës, kryesisht tek çmimet dhe tregtia. Kështu se cili do të jetë viti 2023 në aspektin ekonomik, nuk kam pritje të mëdha për arsye se nuk po shihen reformat, përveç vendimeve të rritjes së tatimit në pronë”, thekson ai për KP.

Sa i përket propozimeve të opozitës dhe komunitetit të biznesit për ndryshimet e politikave fiskale, nuk pajtohet eksperti Aliu. Megjithatë, ai thotë se për manipulimet e çmimeve të mundshme në treg nga tregtarët, këtë duhet ta identifikojë Autoriteti i Konkurrencës në vend.

Tags: Florin AliuKosoverritje ekonomike
ShareTweet

Postime të ngjashme

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Kurti: Dy ura të reja në Mitrovicë përfundojnë në vjeshtë – investim prej 3 milionë eurosh

Kurti: Dy ura të reja në Mitrovicë përfundojnë në vjeshtë – investim prej 3 milionë eurosh

Pozhari: Tërheqja e Hamzës nga gara në Mitrovicë ishte befasi

Pozhari: Tërheqja e Hamzës nga gara në Mitrovicë ishte befasi

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë nga Jemeni

Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë nga Jemeni

Kurti: Dy ura të reja në Mitrovicë përfundojnë në vjeshtë – investim prej 3 milionë eurosh

Kurti: Dy ura të reja në Mitrovicë përfundojnë në vjeshtë – investim prej 3 milionë eurosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X