tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Rritet numri i grave që kryejnë abort

tëvë1 nga tëvë1
09/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i grave që kryejnë abort artificial ka shënuar rritje për më shumë se 10 raste në shtatë mujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), deri në gjysmën e gushtit të këtij viti, 71 gra kanë kryer abort me vetëdëshirë.

Gjinekologët dhe psikologët vlerësojnë se aborti shkakton dëme shëndetësore dhe psikologjike. Ndërkaq, sociologët listojnë disa faktorë që mund ta shtyjnë një grua të kryej abort.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike në QKUK, Zef Ndrejaj tha se aborti nuk duhet të përdoret si mjet kontraceptiv, për shkak se ka shumë dëme dhe pasoja, derisa shtoi se këtë vit ka një rritje të lehtë të rasteve që kryejnë abort artificial.

Po ashtu, edhe psikologu klinik, Imri Zabeli vlerëson se aborti ndikon negativisht në shëndetin mendor, ndërsa tregon se mund të shkaktojë depresion dhe ankth.

Ndërkaq, sociologu Genc Xërxa liston disa faktorë që mund të ndikojnë për t’u kryer një abort.

Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë në Kosovë është miratuar më 6 nëntor të vitit 2008, dhe ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2009, që e përcakton se çdo abort mbi javën e dhjetë mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Komisionit Profesional Shëndetësor, që përbëhet prej tre profesionistëve: dy gjinekologë obstetër dhe një psikiatër./KP

Borrell bën thirrje për rivendosje të qetësisë dhe stabilitetit

24/09/2023

Sveçla: Sulmuesit e Policisë janë rusë dhe serbë

24/09/2023

​Përfundon aksioni i policisë në Manastir të Banjskës

24/09/2023

20 minuta për Rashicën në fitoren e Besikitashit

24/09/2023

Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

24/09/2023

Krasniqi viziton policin e plagosur: Mirënjohje e falënderim për pjesëtarët e policisë tonë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.