TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë së Bosnjës, ekuipazhi shpëton

nga tëvë1
10 muaj më parë
0
A A
Rrëzohet një helikopter i ushtrisë së Bosnjës, ekuipazhi shpëton

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës u rrëzua të mërkurën në zonën e liqenit Jabllanica, në jug të Bosnje dhe Hercegovinës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit Hercegovinë-Neretva.

“Në helikopter ishin katër anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve fillestare, tre prej tyre nuk janë lënduar, ndërsa njëri ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha zëdhënësi Ludevit Mariq.

Sipas tij, shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërsa hetimet në lidhje me të, do të rezultojnë me më shumë detaje.

Forcat e Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës kanë në dispozicion më shumë se 40 helikopterë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Midis tyre janë 35 helikopterë Mi-8, që janë prodhuar më shumë se 40 vjet më parë në Bashkimin e atëhershëm Sovjetik.

Më herët është paralajmëruar se ata do të hiqen nga përdorimi, për shkak të vjetërisë dhe pamundësisë për t’i mirëmbajtur.

Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Bosnje dhe Hercegovinës katër helikopterë të rinj Bell, me vlerë rreth 35 milionë euro.

Njëri prej tyre u rrëzua dhe u dëmtua në prill të vitit 2022, gjatë një stërvitjeje./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhjetëra palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Netanyahu dhe Trump zhvillojnë një takim

Dhjetëra palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Netanyahu dhe Trump zhvillojnë një takim

Rusia realizon një tjetër sulm masiv me dron ndaj Ukrainës

Rusia realizon një tjetër sulm masiv me dron ndaj Ukrainës

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

​Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

​Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

Vedat Muriqi vazhdon me Mallorcën deri në vitin 2029

Vedat Muriqi vazhdon me Mallorcën deri në vitin 2029

Edon Zhegrova në radarin e gjigantit italian

Aston Villa interesohet për Zhegrovën

Avokati i Popullit për rastin e vdekjes së të 27-vjeçarit: Institucionet po reagojnë vetëm pas pasojave

Avokati i Popullit për rastin e vdekjes së të 27-vjeçarit: Institucionet po reagojnë vetëm pas pasojave

Çfarë po ndodhë në seancën gjyqësore ndaj 5 policëve të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan?

Çfarë po ndodhë në seancën gjyqësore ndaj 5 policëve të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan?

Dhjetëra palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Netanyahu dhe Trump zhvillojnë një takim

Dhjetëra palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Netanyahu dhe Trump zhvillojnë një takim

PDK kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla pas vdekjes së Agon Zejnullahut

PDK kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Rusia realizon një tjetër sulm masiv me dron ndaj Ukrainës

Rusia realizon një tjetër sulm masiv me dron ndaj Ukrainës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X