TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrezikimi i programeve, dorëhiqet Prodekanja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rrezikimi i programeve, dorëhiqet Prodekanja

Prodekanja për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP, Alltane Kryeziu, në javën e parë të këtij muaji ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj. Në letër-dorëheqjen që tëvë1 e ka siguruar ajo ka listuar dy arsyet kryesore.

Madje në një prononcim dhënë për tëvë1, profesoresha Kryeziu thotë se ka dhënë  dorëheqje për arsye parimore.

“Pozitat të cilat nuk kanë pasur nevojë të hapen për thirrjen e profesorit asistent nuk kanë qenë të nevojshme për programin mjekësi veterinare që janë hapur dy pozita, për shkak se janë më shumë se 12 profesor në atë program të studimeve e të cilët rrezikojnë me plotësim të normës”, tha Kryeziu.

Programi i nivelit master “Shkenca e Ushqimit” rrezikon akreditimin, kjo pasi sipas Kryeziut për këtë drejtim janë hapur konkurset për pranimin e profesorëve që nuk kanë të bëjnë me fushën në fjalë.

“Pozitat që ka pasur nevojë Fakulteti i Bujqësisë, sipas vendimit të rektorit që i ka shpërndarë, kanë qenë të nevojshme për “Shkencat e Ushqimit”, ku bartës mund të jenë profesorët ose profesionistët të cilët janë të fushës ose të Shkencave të Ushqimit. Ndërsa në pozitat e shpallura në konkursin e Universitetit të  Prishtinës nuk figuron asnjë pozitë që lidhet me Shkencat e Ushqimit”, shtoi ajo.

Profesoresha Kryeziu tutje thotë se U.D i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së, i kishte kërkuar senatorëve me anë të një e-mail, që deri më 3 maj t’i bëjnë korrigjimet e nevojshme në konkurse.

Pikërisht për këtë, Kryeziu, fajëson dekanin e Fakultetit të Bujqësisë, Bedri Dragusha, që sipas saj nuk e ka paraqitur kërkesën e sekretarit për korrigjim të konkursit.

Për këto pretendime të tanimë ish-prodekanes, tëvë1 ka dërguar pyetje edhe te dekani Dragusha dhe te rektori Naser Sahiti, por që ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën