TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrethi i rrezikshëm në rrugën “C”

Rrethi në rrugën C në Prishtinë po shihet si goxha problematik. Ekspertët vlerësojnë që ai është i rrezikshëm për aksidente. E komuna thotë që rrethi atje është i përkohshëm.

by Doresa Geci
1 vit ago
1 0
A A

Punimet për ndërtimin e tij kanë nisur në fillim të muajit shkurt.

Ani pse nuk është i përfunduar tërësisht, rrethi te rruga “C” në kryeqytet është duke u përdorur për qarkullim.

E ky rrethrrotullim u bë nga Komuna që ta lehtësojë lëvizjen e ta rrisë sigurinë në komunikacion.

Por ky rreth sipas ekspertit të komunikacionit, Lavdim Hamiti, nuk do ta arrijë qëllimin e synuar nga komuna e Prishtinës.

“Në pikën ku është ndërtuar ky rreth ka qenë e panevojshme, përveç që ka me kontribu në rritjen e aksidenteve, asnjë kontribut nuk mund të ketë ky rreth këtu. Arsyeja pse është i panevojshëm është pasi kemi rrethin tek rruga ‘B’ dhe rrethin te rruga ‘C’ ku distanca ndërmjet rretheve është vetëm 900 metra”, shprehet Hamiti.

Madje ky projekt sipas Hamitit, ka bllokuar edhe dy shiritat anësor të rrugës.

“Sikurse që ka qenë një rrugë e drejtë me dy shirita në realitet tash vetëm se kanë krijuar disa pika të konfliktit që mund të ketë aksidente me dëme materiale e që mund të ndodh të me e keqja që mund të ketë ndonjë të lënduar sa i përket personave fizik. Përveç asaj është nxënë një shirit në anën e djathtë dhe një shirit në anën e majtë, pra vetëm e kanë ngushtuar rrugën, kjo bën që të shkaktohen aksidente”, vlerëson ai.

Por ky projekt, sipas drejtorit të investimeve kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, është i përkohshëm.

“Ky rreth është i përkohshëm deri në përmbylljen e të gjitha rrugëve sipas planit rregullues në atë zonë, poashtu edhe përmbylljen e rrugës ‘A’ e cila pastaj mundëson një qarkullim shumë më të lehtë të komunikimit në atë zonë. Sa i përket shpejtësisë, normalisht që duhet të ketë kujdes, pasi ajo rrugë ka një shpejtësi të lejuar dhe në kuadër të asaj shpejtësie nuk asnjë problem të rrethi ne gjendjen që është, është shënjuar dhe ndriçimi do të vendoset nga shërbimet publik me një ndreqim komplet të pjesës së rrethit”, shprehet Xhaferi.

Ndërtimi i këtij rrethi, sipas tij është bërë në kuadër të kontratave emergjente që komuna ka nënshkruar.

Tags: PrishtineRrethi ne rrugen CTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çdo vit, rastet e dhunës në familje rriten për 20%

Brenda një jave në Kosovë, ZMNV trajton 60 raste – shumica për dhunë në familje

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Dënim me burgim për Gjukanoviq, Sveçla: Institucionet do të vazhdojnë luftën kundër spiunazhit

Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre

Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së – Haxhiu pret propozime

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së – Haxhiu pret propozime

Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Boks, Prenga sfidon Joshuan

Boks, Prenga sfidon Joshuan

Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre

Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së – Haxhiu pret propozime

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së – Haxhiu pret propozime

Certifikohen 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë

Certifikohen 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën