TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi i Ramadan Nishorit, i dhunuar në moshën 21-vjeçare gjatë luftës në Kosovë

Ramadan Nishori është bërë burri i parë i cili ka rrëfyer publikisht se është viktimë e dhunimit seksual, të luftës së fundit në Kosovë. Nën emocione, Nishori ka treguar se akti i rëndë u krye në stacionin policor në Drenas, në shtatorin e vitit 1998. Asokohe Nishori ishte vetëm 21 vjeçar. Ju bëjmë një paralajmërim se rrëfimi në vazhdim, mund të jetë i rëndë për një pjesë të audiencës.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
2 0
A A

“Për mu atë kohë, vdekja ishte paqe.”

Këtë ndjesi, Ramadan Nishorit ia shkaktoi një përjetim i rëndë gjatë luftës.

Si 21 vjeçar, Nishori u bë viktimë e një prej krimeve më të rënda të luftës, dhunimit seksual.

E gjithë ngjarja, që ndodhi në shtatorin e vitit 1998, do t’i shkaktonte Nishorit plagë e dhimbje shpiëtërore, që nuk do ta linin të qetë për një kohë të gjatë.

Akti i rëndë u krye në stacionin policor në Drenas, nga disa zyrtarë policor serbë.

“Kanë ardhë dy policë me uniforma, m’kanë kap, m’kanë ngreh zhag edhe m’kanë shti me një banjo aty. Dhe aty ndodhi më e keqja. Ma e keqja që mund t’i ndodhë një njeriut. Që kurrë nuk e kisha menu që m’ndodhë mue. Dhe njani më dhunoi. Duke u përgatit i dyti për dhunë, nga britmat e mia ai shqiptari që u kon aty, i ka ra derës, ka hy mrena edhe më ka nxjerrë prej aty”, tha Nishori.

Pas kësaj, Nishori rrëfen se e dërguan në dhomën ku merreshin në pyetje.

Aty u kërcënua.

“Ata policët civilë filluan me m’kërcënu, se kjo çka t’ka ndodhë ty, nuk guxon kurrë n’jetë me i tregu kërkujt”, trgon ai.

Këtë përjetim, ai e mbajti në vete për shumë vite.

“M’vijke me kajt. Me bërtit me t’madhe. Iksha natën prej shtëpisë, dilsha, kajsha u shfryjsha edhe u kthejsha. Se turpi, ish ma i ranë se dhimbja”, shprhet Nishori i mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës.

Shumë të vështirë, Ramadan Nishori e pati edhe momentin kur për rastin e rëndë i tregoi familjes.

“Si gjithmonë, me problem shëndetësore. Bashkëshortja më tha “Dan, oshtë kah të mundon diçka”. Edhe aty se di, pa e mendu shumë i kallxova bashkëshortes. Thash kur jam arrestu në stacionin e Policisë në Drenas, m’ka ndodhë qekjo. Heshti, ja nisi me kajt. Edhe s’kemi bisedu kurgjo. Të nesërmen në mëngjes, më tha “Dan, luftë u kon. Ka mujt m’i ndodhë kujdo. Nëse deri sot e ke pas mbështetjen tem, tash ki me pas ma shumë”, rrëfen ai.

Nishori, i cili është burri i parë që rrëfen publikisht dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës, kërkon që të respektohet për luftën që ai ka bërë për të mbijetuar.

“Unë nuk dua që njerëzit të më shohin me keqardhje për dhunën që e kam përjetuar. Por dua që të më shohin me respekt, si një njeri që ka luftuar shumë për me mbijetu”, shprehet burri i parë që rrëfen për dhunimin seksual gjatë luftës në Kosovë.

Statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, deri më tani e kanë marrë rreth dy mijë persona.

Për ta, por edhe për të tjerët që akoma nuk kanë gjetur guxim të deklarohen, Nishori e pati një mesazh.

“Ju them atyne që turpi nuk është i joni, turpi është i atyre”

Ky rrëfim u bë nën organizimin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, në ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rudina Jasini largohet nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit

Rudina Jasini largohet nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit

Aktakuzë për kanosje ndaj një burri në Shtërpcë

Kërkohet paraburgim për policin në Shtërpcë, dyshohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

Rudina Jasini largohet nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit

Rudina Jasini largohet nga ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit

Indonezi, 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Indonezi, 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Aktakuzë për kanosje ndaj një burri në Shtërpcë

Kërkohet paraburgim për policin në Shtërpcë, dyshohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

Rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, deputeti Gashi kërkon Bashës ndërhyrje urgjente

Rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, deputeti Gashi kërkon Bashës ndërhyrje urgjente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën