Ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të mbetet pjesë e klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.
Bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit, që do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.
Me rinovimin e kontratës që i skadon këtë verë, Ronaldo do të mbetet pjesë e Al-Nassr deri në vitin tjetër, si dhe ka opsionin e vazhdimit deri në verën e vitit 2027.
40-vjeçari është kapiten i Al-Nassr, ekip të cilit iu bashkua në janar të vitit 2023 kurse këtë sezon ka shënuar 24 gola në 26 paraqitje në të gjitha garat.