TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Kotlinës

by teve1
4 javë ago
0
A A
Kurti përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Kotlinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Kotlinës, duke theksuar se drejtësia për këtë krim ende nuk është vendosur plotësisht.

Kurti ka deklaruar se, ndonëse ish-gjenerali i policisë serbe Vlastimir Gjorgjeviq është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare, autorët e drejtpërdrejtë të masakrës nuk janë përballur ende me drejtësinë.

Postimi i plotë

Në orët e para të mëngjesit të 24 marsit 1999, forcat serbe rrethuan fshatin Kotlinë me tanke dhe automjete të blinduara.

Pjesëtarë të Brigadës së Mekanizuar 243 të Ushtrisë së Jugosllavisë, në bashkëveprim me njësite speciale të policisë, mblodhën me forcë banorët në qendër të fshatit, duke ushtruar dhunë dhe keqtrajtim ndaj civilëve të pambrojtur.

Pasi i keqtrajtuan, forcat e armatosura serbe vranë mizorisht tre të moshuar, trupat e të cilëve më pas i dogjën, në një akt brutal çnjerëzor.

Më pas, gratë, fëmijët dhe pleqtë u dëbuan me dhunë nga fshati, ndërsa burrat u ndanë dhe u torturuan.

Fshatin e shkatërruan pothuajse tërësisht, duke djegur shtëpitë, shkollën dhe ambulancën.

35 të rinj u morën peng dhe u dërguan drejt maleve, ku 22 prej tyre u vranë.

Mes viktimave kishte edhe djem të moshës 16-17 vjeçare.

Trupat e tyre u hodhën në puse të thella, dhe u mbuluan me eksploziv, në përpjekje për të fshehur krimin e kryer.

Gjashtë muaj më vonë, në shtator të vitit 1999, ekipe të mjekësisë ligjore të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), kryen ekzaminime në terren dhe dokumentuan varreza masive në këto puse, duke ofruar prova materiale për vrasjet dhe përpjekjet për fshehjen e tyre.

Edhe pse ish-gjenerali i policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviq, një nga përgjegjësit, është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare, autorët e drejtpërdrejtë të kësaj masakre nuk janë përballur ende me drejtësinë.

Në përvjetorin e 27-të, kujtojmë me dhimbje dhe nderim të gjithë të vrarët e Kotlinës.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Dhimbje e krenari, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Prishtinës

Procesi për 2 gjyqtarë të Kushtetueses kritikohet për mungesë meritokracie

Procesi për 2 gjyqtarë të Kushtetueses kritikohet për mungesë meritokracie

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Sa dëmtohet ekonomia e vendit nëse shkohet në zgjedhje?

Familjarët e Sinan Dautit rrëfejnë dhimbjen dhe pengun pas 27-vitesh pritje për 9-vjeçarin

Familjarët e Sinan Dautit rrëfejnë dhimbjen dhe pengun pas 27-vitesh pritje për 9-vjeçarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën