TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rizvanolli thotë se masa për subvencionimin e energjisë është “tamam” me kohë

nga Besarta Mehmeti
6 Tetor, 2022
0
A A
Rizvanolli thotë se masa për subvencionimin e energjisë është “tamam” me kohë

Rizvanolli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se sezoni i ngrohjes sapo ka filluar dhe janë në kohë me masa.

“Sezoni i ngrohjes sapo po fillon, kështu që jemi tamam me kohë me këto masa”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, tregoi edhe procedurën se si të aplikohet për të përfituar nga kjo masë.

Rizvanolli tha se procedura e aplikimit është online, përmes E-Kosova. Ajo tha se është shumë e thjeshtë, pasi në fazën e parë aplikanti fut të dhënat duke përfshirë të dhënat e faturës së energjisë dhe disa të dhëna të tjera bazike dhe ngarkon disa dokumente si kopjen e letërnjoftimit.

“I gjithë aplikimi bëhet online, faza e parë është automatike në kuptim që në momentin i plotëson të dhënat e merr përgjigjen nëse konsumatori i plotëson kriteret për të përfituar nga masa që ka përzgjedhur. Që nga ky moment ai mund të blejë pajisjen dhe pastaj ta sjellë faturën në ministri, ta nënshkruaj marrëveshjen me anë të secilës ndër të tjera zotohet që do ta mbajë atë pajisje në shtëpi për së paku tre vite dhe kjo do të jetë në dispozicion në inspektim për tre vite”, theksoi Rizvanolli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për medie sot tha se nga kjo masë synohet që të përfitojnë mbi 10 mijë familje. Ajo ka dhënë detaje edhe për pajisjet që do të subvencionohen.

“Pajiset qe do të subvencionohen kaldajat me biomasë, dru pelet, briket do të subvencionohen me masë deri në 70% të vlerës së investimit ose deri në 1.200 euro, pompat termike të cilat ulin shpenzimin e energjisë elektrike deri 70 % në vlerë 30 % ose deri 2500 euro. Kondicionerët efiçentë të cilët gjithashtu ulin shpenzimet e energjisë elektrike deri në 70%  do të subvencionohen deri në 40 % të vlerës ose deri në 400 euro dhe stufat individuale me vlerë efiçente me biomasë-dru të cilat për familje që janë në pjesë të skemave sociale do të subvencionohen me 90%  ose deri 560 euro, ndërsa për të tjerët deri në 70 % apo 435 euro”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka thënë përmes këtyre masave synohet të ndihmohen familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe atyre që janë ngrohur me energji të përdorin alternative tjera.

“Qëllimi i këtyre masave është i dyfisht. Të ndihmojmë familjet që dëshirojnë të zëvendësojnë ngrohjen me energji elektrike me alternativa tjera, si pelet, briket, dru, ose me pajise elektrike që shpenzojnë 60-70 përqind më pak energji elektrike. Qëllimi i dytë është që të ndihmojmë të gjitha familjet pavarësisht me çfarë janë ngrohur e sidomos me ato me gjendje të rëndë ekomomike”, tha Rizvanolli.

/teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

Pesë zyrtarë policorë ndalohen për vdekjen e 27-vjeçarit – rasti po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

“Info Nata” – 07.07.2025

“Info Nata” – 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

SHBA heq  grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

Pesë zyrtarë policorë ndalohen për vdekjen e 27-vjeçarit – rasti po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X