Trupi i të ndjerës, Liridona Ademajt u zhvarros paraditen e së hënës nga fshati Cermjan i Gjakovës, për t’u rivarrosur në fshatin e saj të lindjes. Mes dhimbjesh e lotësh, Liridonës iu dha lamtumira e fundit, e nga të pranishmit u kërkua drejtësi për të.
Pranë vendit ku ishte e varrosur, mbetën vetëm kurorat me lule.
Në krye të tyre qëndronte kurora e ish burrit të saj që dyshohet se organizoi vrasjen e 30 vjeçares.
Është ky varri në fshatin Cërmjan që për disa ditë qëndroi trupi i pajetë i Liridona Ademajt.
Paraditen e së hënës gjurmë këtu mbetën vetëm këto shkronja.
Kjo pasi trupi i saj u zhvarros nga varrezat e fshatit Cermjan të Gjakovës për tu rivarrosur në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.
Për ti dhënë lamtumirën e fundit në mesditë në fshatin e saj të lindjes u mblodhën familjarë, figura politike e qindra qytetarë nga e gjithë Kosova.
E për të siguruar vendin u panë edhe trupa të Policisë së Kosovës.
Familjarët krahë për krahë me njëri tjetrin përcollën të dashurën e tyre me lot e mall.
Për tu përshëndetur me Liridonën, erdhi edhe mësuesja e së ndjerës.
Me të ishin edhe nxënësit e shkollës, ku 30 vjeçarja kishte vijuar mësimet.
Në varrim u panë figura politike.
E gjatë pritjes për varrimin e saj, u përçuan mesazhe që të ketë drejtësi për të.
Ndërsa ceremonia e varrimit filloi mes dhimbjesh e lotësh.
Pas varrimit, për nxënësen e saj kërkoi drejtësi mësuesja, Teuta Haxhiu.
Ceremonia e varrimit përfundoi në kujdesin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq dyert e familjes Ademaj u hapën për të pamen, e cila do të zgjatë dy ditë.
Liridona Ademaj u vra natën e 29 nëntorit, kurse bashkëshorti i saj, Naim Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen bashkë me dy persona të tjerë.
Këta, ndodhen në paraburgim për një muaj.
Kurse të martën, për Liridona Ademajn do të mbahet protestë gjithpopullore për të kërkuar drejtësi për vrasjen e saj.