TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rinas, mbi 1.2 milion pasagjerë në maj – fluks rekord në kufirin shqiptar

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
​Rinas, mbi 1.2 milion pasagjerë në maj – fluks rekord në kufirin shqiptar

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë ka bërë publike rezultatet e punës për muajin maj 2026, ku është theksuar një fluks i jashtëzakonshëm udhëtarësh në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, si dhe rritje e kontrolleve dhe goditjes së paligjshmërisë.

Sipas drejtorit Ermal Haxhi, gjatë muajit maj janë përpunuar 1.234.500 shtetas dhe 7.480 avionë në pikën kufitare të Rinasit. Brenda 24 orëve është regjistruar fluks rekord prej 47.358 pasagjerësh dhe 270 avionësh, si tregues i rritjes së ndjeshme të lëvizjeve në fillim të sezonit turistik.

Aktualisht në aeroport funksionojnë 37 sportele dhe E-gate, ndërsa po vijon instalimi i sistemeve të reja teknologjike për përshpejtimin e procedurave dhe rritjen e sigurisë kufitare.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar dhe referuar në Prokurori 34 vepra penale me 36 autorë, me një shkallë zbulueshmërie 100%.

Në fushën e krimeve doganore janë konstatuar raste kontrabande, mosdeklarimi i valutës dhe fshehje të ardhurash, ku janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, përfshirë euro, dollarë dhe paund, si dhe mallra të dyshuara kontrabandë si bizhuteri dhe veshje.

Në krimet kundër kufijve shtetërorë janë evidentuar raste të falsifikimit të dokumenteve dhe kalimit të paligjshëm të kufirit, ku janë sekuestruar pasaporta dhe karta identiteti të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, janë trajtuar raste të mbajtjes pa leje të municionit luftarak, si dhe incidente të tjera penale si prishje e rendit publik dhe dëmtime me dashje.

Në fushën e migracionit, gjatë majit janë regjistruar 1.716 aplikime për leje qëndrimi dhe leje unike nëpërmjet e-Albania, me rritje prej 23% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas autoriteteve, ndryshimet ligjore dhe përmirësimet në sistem kanë ulur ndjeshëm kohën e përpunimit, duke mundësuar pajisjen me leje provizore brenda 24 orëve.

Sa i përket migracionit të parregullt, janë trajtuar 36 raste me shtetas të huaj, ku janë dhënë masa si urdhër largimi vullnetar, dëbim dhe ndalim në qendër për të huaj.

Po ashtu, janë kapur 38 persona në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, prej të cilëve 6 me qëllim ekstradimi.

Në aspektin administrativ janë konstatuar 115 shkelje të ligjit për kufirin dhe të huajt, kryesisht për tejkalim të afatit të qëndrimit në territorin e Shqipërisë.

Në përfundim, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Tiranë ka theksuar angazhimin për forcimin e kontrollit kufitar, rritjen e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët dhe udhëtarët./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

“InfoNata” 20.08.2026

“InfoNata” 20.08.2026

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën