Te skuadra e Amedsporit kanë marrë lajme të mira sa i përket mbrojtësit të Kosovës, Lumbardh Dellova, i cili u lëndua më datën 10 tetor.
Shkaku i lëndimit muskulor, Dellova i mungoi Amedsporit në fitoren e fundit 1:0 ndaj Konyasporit por mbrojtësi pritet të rikthehet shumë shpejtë në fushë.
Bëhet e ditur se Dellova do të jetë gati për ndeshjen e radhës, ndërsa në Turqi rikuperimin e tij të shpejtë e kanë quajtur mrekulli duke pasur parasysh se ai pritej të mungonte të paktën katër javë.
Kështu që, Dellova pritet të jetë startues tek Amedspori për duelin me Samsunsporin, i cili luhet të shtunën në kuadër të Superligës së Turqisë.
Dellova këtë verë iu bashkua Amedsporit, ekip që aktualisht është në pozitën e dytë në tabelë me dy pikë më pak se Galatasaray që është lider.
Trajner i Amedsporit është Besnik Hasi, ndërsa pjesë e këtij ekipi është edhe Ermal Krasniqi.











