TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rikthimi i retorikës së vjetër të Serbisë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Rikthimi i retorikës së vjetër të Serbisë

Fushata zgjedhore në Serbi ka rikthyer gjuhën problematike të disa prej krerëve më të lartë të këtij shteti. Cak i sulmeve dhe retorikës së ashpër nga dikur bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviqit, ishte Kosova dhe Mali i Zi. Për këtë, nga Lëvizja Vetëvendosje po kërkojnë ndërhyrje të BE-së, derisa në Mal të Zi ka nisur një peticion për ndalimin e retorikës së nxitë tensione në Ballkan.

Fushata zgjedhore në Serbi, i ka rikthyer personazhet e vjetra që kohë pas kohe maskoheshin si demokratë dhe pro-perëndimor.

Dikur bashkëpunëtorë të afërm të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, tani krerë më të lartë të Serbisë, e kanë rikthyer retorikën e dikurshme kur i shërbenin shefit të tyre.

Aleksandër Vuciq, Vojslav Sheshel dhe Aleksandër Vulin – të tre politikanë me peshë në shtetin serb, kanë dhënë deklarata problematike në një ditë të vetme.

Kryeministri i shtetit serb, të dielën teksa po fliste para elektoratit, tha se Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e Serbisë.

Hic më keq nuk e la edhe shërbëtori i tij, Aleksandër Vulin, i cili deri para pak jave udhëhiqte shërbimin informativ të Serbisë.

Ai po e lavdon presidentin serb, duke i dhënë merita që s’po e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk po i vendos sanksione Rusisë.

“Ata që sulmojnë Vuçiqin se do ta njohë Kosovën, që s’e ka njohur qe 12 vite, dhe që do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, që s’e ka bërë qe 2 vite, do ta njihnin Kosovën dhe do të vendosnin sanksione ndaj Rusisë pa menduar dy here”, tha Aleksandër Vulin, ish-shef i BIA-s.

Problematike si deklarata, e të rrezikshme për sigurinë në Ballkan, po shihen nga ana e institucioneve të vendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, thotë se kjo çasje e shtetit fqinj duhet të ndalet dhe për këtë po kërkon ndërhyrje të partnerëve ndërkombëtarë.

Por, Kosova nuk ishte cak i vetëm i këtyre deklaratave nga politikanë të Serbisë.

Vojslav Sheshel, i dënuar për krime lufte, i cili së fundmi u “rehabilitua” nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e ftuar për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës para zgjedhjeve të ardhshme, botoi libra të shumtë me fyerje ndaj personaliteteve të ndryshme të politikës në Mal të Zi.

Bile, për këtë gjë është nisur një peticion në Mal të Zi, ku i kërkohet kryediplomatit Filip Ivanoviq, që të dërgojë notë proteste ndaj institucioneve të Serbisë.
Arton Rama

ShareTweet

Postime të ngjashme

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X