TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rikthehet Superliga, ndeshje interesante në Suharekë, Podujevë e Prishtinë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Superliga e Kosovës nis më 10 gusht

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në këtë fundjavë, me katër duele që do të zhvillohen ndërmjet të shtunës dhe të dielës dhe një ndeshje e cila është shtyrë për më vonë.
Liga elite e futbollit, i gjen ekipet në vlugun e përgatitjeve dhe dy skuadra që ende janë duke luajtur në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës, Ballkani, që të enjten u mposht në ndeshjen e parë të rundit të tretë, në Ligën e Konferencës nga ekipi Larne i Irlandës së Veriut, sezonin e ri në Superligë e nis me përballjen ndaj Dukagjinit.

Ekipi i Ilir Dajës, e nis mbrojtjen e titullit të dy viteve të fundit, me ndeshjen në shtëpi, por me shumë ndryshime në skuadër, që megjithatë mbetet skuadra favorite ende pa nisur gara. Përballë është ekipi nga Klina që poashtu paraqitet me fytyrë të re dhe shumë ndryshime dukagjini udhëhiqet nga ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, që ka rinovuar komplet ekipin simpatik nga Klina.
Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 17:00, por që java e parë nis me dy përballjet të shtunën, Llapi – Gjilani dhe Ferizaj – Feronikeli ‘74.

Të dëshpëruar nga paraqitjet në dy garat evropiane, Europa League e Conference League, gjatë verës, ekipi i Tahir Batatinës, me pak përforcime, por të duhura përballë kanë Gjilanin, që riktheu në elitë trajnerin Ardian Nuhiu që sivjet i prin ekipit me ndryshime dhe me synime të tjera për dallim nga sezoni i fundit.

Të dielën, dueli tjetër interesant është Prishtina – Suhareka, që zhvillohet në mbrëmje nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bardhekaltrit kthehen në shtëpinë e vet dhe kanë ftuar tifozët ta ndihmojnë ekipin që në këtë edicion drejtohet nga francezi me përvojë, Jean-Michel Cavalli. Përballë Prishtinës, është ekipi i debutues në Superligë, Suhareka, që do të udhëhiqet nga trajneri i njohur shqiptar Shpëtim Duro, me ndihmësin e tij, Debatik Curri, trajneri i fundit, që Prishtinës i solli një trofe.

Ndeshja e vetme që nuk do të luhet në këtë xhiro është ajo ndërmjet Dritës e Malishevës, pasi ekipi gjilanas, ka zhvilluar ndeshjen në garën evropiane të Ligës së Konferencës dhe do të përgatitet për duelin e kthimit, që luhet në mesjavën e ardhshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ylli vazhdon me përforcime

Ylli vazhdon me përforcime

Bellingham i mungon Realit një muaj

Bellingham i mungon Realit një muaj

Lëndohet portieri Ter Stegen

Lëndohet portieri Ter Stegen

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

Kulla: Kryeministri i parë i Italisë së bashkuar, Francesco Crispi, ishte arbëresh

Kulla: Kryeministri i parë i Italisë së bashkuar, Francesco Crispi, ishte arbëresh

New Mexico padit Meta-n për ekspozimin e fëmijëve ndaj shfrytëzimit seksual

New Mexico padit Meta-n për ekspozimin e fëmijëve ndaj shfrytëzimit seksual

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

Në cilën provincë të Italisë ishte e vendosur shkolla e parë shqipe ku studiuan rilindësit? – Tregon Ilir Kulla

Në cilën provincë të Italisë ishte e vendosur shkolla e parë shqipe ku studiuan rilindësit? – Tregon Ilir Kulla

Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5

Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5

Ylli vazhdon me përforcime

Ylli vazhdon me përforcime

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën