TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rikthehet Championsi, derbi në Madrid

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rikthehet Championsi, derbi në Madrid

Formati i ri i Ligës së Kampionëve rikthehet me xhiron e tretë të stinorit të rregullt, që do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, ku do të luhen në total 18 ndeshje gjatë këtyre dy ditëve.

Megjithatë, të martën prej nëntë ndeshjeve në program, vëmendja do të jetë në Madrid, saktësisht në stadiumin “Santiago Bernabeu” prej orës 21:00.

Real Madridi do të përballet me Borussia Dortmundin, ekip që këtë sezon nuk di për humbje në Ligën e Kampionëve.

Në fakt, këto dy skuadra para 5 muajve u patën përballur në finalen e sezonit të shkuar në Londër, të cilën e fitoi Real Madridi për t’u kurorëzuar për herën e 15-të kampion i Evropës.

Aktualisht, Dortmundi i prinë grupit me 6 pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve, ku ka shënuar 10 gola dhe ka pranuar vetëm 1. Kështu që, Dortmundi kërkon edhe fitoren e tretë rresht në Champions.

Në anën tjetër, Real Madridi ka 1 fitore dhe 1 humbje, ndërsa ndaj Dortmundit do të synoj pikët e plota për të reaguar pas disfatës nga Lille në xhiron e shkuar.

Po ashtu, fitorja ndaj Dortmundit do ta motivonte Real Madridit në prag të “El Clasicos” që do të luhet të shtunën mbrëma në Barcelonë.

Fitoren e tretë në po aq ndeshje në Ligën e Kampionëve, do ta kërkoj edhe Juventusi që në Torino e pret Stuttgartin dhe vlerësohet favorit përball ekipit gjerman, i cili ka vetëm 1 pikë.

Edhe kjo ndeshje starton prej orës 21:00, orar në të cilin do të zhvillohen edhe pesë përballje tjera: Arsenal – Shakhtar Donetsk, Aston Villa – Bologna, Girona – Slovan Bratislava, PSG – PSV Eindhoven dhe Sturm Graz – Sportingu i Lisbonës.

Mbrëmja e Championsit nis prej orës 18:45, me ndeshjen Milan – Club Brugge dhe Monaco – Cërvena Zvezda.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Asllani beson në fitore në Dublin

Asllani beson në fitore në Dublin

Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore ndaj Iralndës

Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore ndaj Iralndës

Foda para ndeshjes me Irlandën: Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë takim

Foda para ndeshjes me Irlandën: Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë takim

U21: Kosovë – Luksemburg, publikohet formacioni i “Dardanëve”

Kosova U-21 mundet nga Luksemburgu

Rita Ora pjesë e kastit të ri të një filmi fantastiko-shkencor

Rita Ora pjesë e kastit të ri të një filmi fantastiko-shkencor

Maqedonci në Bruksel: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të na mundësonte ta mbështesnim më shumë

Maqedonci në Bruksel: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të na mundësonte ta mbështesnim më shumë

Spitali i Gjakovës jep detaje për incidentin me armë zjarri: Një person i plagosur në këmbë, dy gra lirohen pas kontrollit mjekësor

Spitali i Gjakovës jep detaje për incidentin me armë zjarri: Një person i plagosur në këmbë, dy gra lirohen pas kontrollit mjekësor

Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

“Matrix”- 16.11.2026

“Matrix”- 16.11.2026

Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident trafiku në Gjermani, reagon Smajl Latifi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën