TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Rezultatet e vizitës së Lajçak në Kosovë dhe Serbi pritet të jenë minimale në dialog

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
Lufta në Ukrainë vështirëson dialogun Kosovë-Serbi

Rezultatet e vizitës të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë kësaj jave në Prishtinë dhe Beograd, po vlerësohen se do të jenë minimale në dialog nga analistët politikë.

Sipas tyre, pranimi nga ana e Lajçak se ka pak përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tregon se procesi i dialogut ka hyrë në një krizë të re, veçmas, siç thonë kur pas pesë muajsh do të mbahen zgjedhjet e reja në Bashkimin Evropian.

Analisti politik, Artan Muhaxheri, thotë se sheh pak progres në dialog, megjithëse thekson se çdo proces ndërkombëtar i Kosovës, do të varet nga performanca e saj në dialogun me Serbi dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Ai shton se dialogu do të ketë shumë paqartësi më të mëdha nëse në Bashkim Evropian, fiton e djathta ekstreme, ndërkaq në ShBA, Donald Trump. Prandaj, sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk duhet të ketë ngurrim në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Çdo proces i Kosovës do të varet nga performanca e saj në dialog. Dialogu nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë rajonin. Të gjitha shtetet e rajonit varen nga normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe Bosnja, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Për këtë arsye ndikimi i kësaj marrëveshje historike do të jetë i jashtëzakonshme dhe për këtë shkak i kemi këto insistime shumë të mëdha, veçanërisht në këtë kohë kur janë dy kriza globale në Ukrainë dhe Izrael”, tha ai për KP.

Skeptik se do të ketë progres në dialog është edhe analisti tjetër politik, Dorajet Imeri. Ai thekson nevojën që Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja, të bëjnë më shumë presion, veçmas ndaj Serbisë për zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Siç konsideron ai, nëse mbetet në vullnetin e Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen për zbatimin e marrëveshjes, atëherë kjo do të zgjasë pambarimisht.

“Serbia është e interesuar që të vonojë procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe natyrisht që gjëja me rëndësishme është që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë. Një ndër to është Këshilli i Evropës, por edhe mekanizma të tjerë si Bashkimi Evropian dhe NATO”, thekson Imeri.

Lajçak gjatë kësaj jave qëndroi në Kosovë dhe Serbi. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai tha se ka pak përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, derisa bëri të ditur se blloku evropian do të merr një vendim se çfarë hapash do të ndërmarrin në procesin e dialogut.

Tags: dialgurezultatevizitat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës e muzeun në Preshevë

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës e muzeun në Preshevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X