TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rënia e çatisë në Komunën e Prishtinës, Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rënia e çatisë në Komunën e Prishtinës, Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka marrë vendim për dy të ndaluarit lidhur me rastin e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Re në Prishtinë, ku si pasojë mbeti e lënduar një 23-vjeçare.

Sipas njoftimit, ndaj zyrtarit të Komunës, është vendosur masa e caktimit “Ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”. Derisa thuhet se në rast se i njëjti nuk e respekton këtë masë, atëherë do t’i zëvendësohet me paraburgim.

“Gjyqtarja Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës Ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar dhe të pandehurit Y.J i caktohet masa e Ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, ashtu që të pandehurit Y.J i ndalohet qasja në zyret e Komunës së Prishtinës si dhe kontakti me kolegë e tij të punës. Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë nga data 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024 dhe në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga i pandehuri Y.J, të njëjtit do t’i zëvendësohet kjo masë me masën e paraburgimit”, thuhet nga Gjykata.

Kurse për personin përgjegjës të Kompanisë punuese, është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Për të njëjtin thuhet se nëse nuk e respekton masën e shqiptuar do t’i caktohet paraburgimi.

“Gjyqtarja Procedurës Paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ashtu që të pandehurit B.B iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1(një) muaj, masa e arrestit shtëpiak të pandehurit B.B, i llogaritet duke filluar që nga data e ndalimit 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024. Konform nenit 181 paragrafi 5 të KPPRK, gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri nuk e respekton masën e shqiptuar”, thuhet tutje.

Teksa kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mori pjesë në grupin e organizuar kriminal

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

​Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në parim në Komisionin për Buxhet

​Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në parim në Komisionin për Buxhet

Shiroka Pula takohet me ambasadoren e Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente

BE: TikTok rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve

Shiroka Pula takohet me ambasadoren e Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

Shiroka Pula takohet me ambasadoren e Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh

Ja gabimet më të mëdha që bëjmë gjatë sezonit të gripit

Zakonet që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjatë sezonit të gripit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën