TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rekord botëror, ky është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje

nga tëvë1
2 orë më parë
0
A A
Rekord botëror, ky është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje

Portieri i Fluminense, Fabio, ka vendosur rekordin e ri të paraqitjeve në futbollin e meshkujve, duke zhvilluar ndeshjen e tij zyrtare numër 1391.

44-vjeçari brazilian ka thyer kështu rekordin e mbajtur nga anglezi Peter Shilton, në fitoren 2-0 kundër América de Cali në stadiumin Maracanã të Rio de Janeiros, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të finales së Copa Sudamericana.

Reklamë

Sipas Fluminense dhe mediave braziliane, Fabio është tani lojtari me më shumë paraqitje në historinë e futbollit edhe pse as FIFA dhe as konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, nuk e kanë ratifikuar ende rekordin.

“Ndonjëherë nuk e kuptojmë rëndësinë e një arritjeje kaq të madhe, që ka rezistuar për kaq shumë vite”, u shpreh portieri, i cili festoi mbrëmjen me një tjetër ndeshje pa gola të pësuar dhe me një pllakë përkujtimore.

“Nuk luan askush kaq shumë ndeshje pa pasur një nivel profesionalizmi si i tij”, komentoi trajneri i Fluminense, Renato Gaúcho.

“Ai do të vazhdojë me siguri të luajë edhe për shumë kohë. Do të jetë e vështirë që dikush ta kalojë rekordin e tij”, shtoi ai.

Kampion i Copa Libertadores në vitin 2023 dhe gjysmëfinalist në Kupën e Botës për klube këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Fabio ka zhvilluar 976 ndeshje me Cruzeiro (2005-2022), pas 30 të tjerave me União Bandeirante dhe 150 me Vasco da Gama. Ajo kundër América de Cali ishte paraqitja e tij e 235-të me Fluminense.

Fabio e nisi karrierën në vitin 1997, të njëjtin vit kur Shilton, u tërhoq. Ish-portieri anglez e konsideron totalin e tij në 1387 paraqitje, ndërsa Guinness World Records e njeh me 1390.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tottenhami ofron 80 milionë për Savinhon

Tottenhami ofron 80 milionë për Savinhon

Konfirmohet suspendimi i Muriqit

Konfirmohet suspendimi i Muriqit

Tare një ekspert i vërtetë, arrin akordin për sulmuesin dhe tenton një tjetër

Igli Tare, “tregtari” më i madh i Milanit në 40 vitet e fundit

Lukaku e shmang operimin, por do të mungojë deri në 4 muaj

Lukaku e shmang operimin, por do të mungojë deri në 4 muaj

Pratipatti pas takimit me Kurtin: Serbët duhet të kenë mundësi të plotë për pjesëmarrje në zgjedhje

Pratipatti pas takimit me Kurtin: Serbët duhet të kenë mundësi të plotë për pjesëmarrje në zgjedhje

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për anulimin e vendimit të ZRRE-së

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për anulimin e vendimit të ZRRE-së

Nagavci njofton për subvencionimin e librave: 144 mijë aplikime, deri tani pa ankesa

Nagavci njofton për subvencionimin e librave: 144 mijë aplikime, deri tani pa ankesa

GJNP dënon sanksionet e reja të SHBA ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të saj

GJNP dënon sanksionet e reja të SHBA ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të saj

Tottenhami ofron 80 milionë për Savinhon

Tottenhami ofron 80 milionë për Savinhon

Menaxheri i Stresit reagon pas videos virale me Jozin: Karriera 20-vjeçare nuk vihet në dyshim

Menaxheri i Stresit reagon pas videos virale me Jozin: Karriera 20-vjeçare nuk vihet në dyshim

Konfirmohet suspendimi i Muriqit

Konfirmohet suspendimi i Muriqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X