TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rebelët e mbështetur nga Kongoja dhe Ruanda nënshkruajnë deklaratë për paqe në Katar

nga teve1
1 muaj më parë
1
A A
Rebelët e mbështetur nga Kongoja dhe Ruanda nënshkruajnë deklaratë për paqe në Katar

Rebelët e mbështetur nga Ruanda dhe Kongoja nënshkruan të shtunën në Katar një deklaratë parimesh, që synon t’i japë fund luftimeve shumëvjeçare dhe të hapë rrugën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje.

Kjo marrëveshje do të përfshijë edhe rivendosjen e autoritetit shtetëror në qytetet kryesore të lindjes së Kongos, të cilat aktualisht janë nën kontrollin e kryengritësve.

Reklamë

Sipas ministrit të shtetit të Katarit, Mohammed bin Abdulaziz bin Saleh Al-Khulaifi, marrëveshja përfshin masa për “ndërtimin e besimit”, si lirimi i të burgosurve dhe të paraburgosurve dhe rikthimi i institucioneve shtetërore në të gjitha zonat e vendit, përfshirë ato të kontrolluara nga M23.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse marrëveshja parashikon një tërheqje të drejtpërdrejtë të M23 nga qytetet që ata kontrollojnë, pasi palët kanë interpretime të ndryshme.

Bertrand Bisimwa, një prej drejtuesve të M23, deklaroi në rrjetin X se marrëveshja nuk ka të bëjë me tërheqjen, por me vendosjen e mekanizmave që fuqizojnë shtetin për të marrë përgjegjësitë e tij.

Po ashtu, zëdhënësi i M23, Lawrence Kanyuka, i tha agjencisë AP se grupi ndodhet në Goma “bashkë me popullsinë” dhe nuk ka ndërmend të largohet.

Në kundërshtim me këtë, zëdhënësi i qeverisë së Kongos, Patrick Muyaya, theksoi se dokumenti përfshin një “tërheqje të panegociueshme” të rebelëve, e pasuar nga vendosja e forcave dhe autoriteteve shtetërore.

M23, grupi më i fuqishëm ndër më shumë se 100 fraksione të armatosura që operojnë në lindje të Kongos, mbështetet nga Ruanda dhe është përfshirë në një konflikt që ka shkaktuar zhvendosjen e afro 7 milionë njerëzve. OKB e ka cilësuar këtë si një nga krizat më të gjata dhe më të rënda humanitare në botë.

Deklarata e së shtunës përbën angazhimin e parë të drejtpërdrejtë mes palëve që prej ofensivës së M23 në fillim të këtij viti, kur morën kontrollin e dy qyteteve strategjike në lindje të Kongos.

Marrëveshja përfundimtare e paqes pritet të nënshkruhet jo më vonë se 18 gushti dhe do të bazohet në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA mes Kongos dhe Ruandës, të arritur në qershor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zonja e Parë e Turqisë i shkruan Melania Trump për situatën në Gaza

Zonja e Parë e Turqisë i shkruan Melania Trump për situatën në Gaza

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Serbia arreston një shqiptar në kufirin me Preshevë, kapet me heroinë

Barcelona përmbys Levanten në pjesën e dytë

Barcelona përmbys Levanten në pjesën e dytë

Shumë përforcime, por Milani humb në shtëpi nga ekipi i ri në Serie A

Shumë përforcime, por Milani humb në shtëpi nga ekipi i ri në Serie A

Lekndreaj, kapiten i ri i Sigal Prishtinës

Lekndreaj, kapiten i ri i Sigal Prishtinës

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

LIVE – Elshani jep detaje për tubimin pro Vuçiqit në veri

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Edon Zhegrova ftohet nga Lille për ndeshjen ndaj Monacos

Ikona franceze mbështet Yamal për ta fituar Topin e Artë para Dembeles

Ikona franceze mbështet Yamal për ta fituar Topin e Artë para Dembeles

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X