TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Kryeministri britanik, Keir Starmer u ka kërkuar falje viktimave të Jeffrey Epstein për emërimin e Peter Mandelson si ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht lidhjeve të ngushta të diplomatit me abuzuesin e ndjerë seksual.

“Ishte e njohur publikisht për njëfarë kohe që Mandelson e njihte Epsteinin, por askush prej nesh nuk e dinte thellësinë dhe errësirën e asaj marrëdhënieje”, tha Starmer në një fjalim të mbajtur nga Anglia jugore të enjten.

Kryeministri e kishte emëruar Mandelson ambasador në SHBA në dhjetor 2024.

“Më vjen keq”, tha Starmer, duke iu drejtuar viktimave me kërkim falje. “Më vjen keq për atë që ju është bërë, më vjen keq që kaq shumë njerëz me pushtet ju kanë zhgënjyer, më vjen keq që i kemi besuar gënjeshtrave të Mandelsonit dhe e kemi emëruar atë”.

Starmer e shkarkoi Mandelson shtatorin e kaluar pasi u publikuan email-e që tregonin se ai mbante një miqësi me Epstein pas dënimit të financierit të ndjerë amerikan në SHBA në vitin 2008 për vepra penale seksuale që përfshinin të mitur.

Por kryeministri tani përballet me presion të ri për emërimin, pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së javën e kaluar publikoi dosje që zbulojnë detaje të reja të marrëdhënies së ngushtë të Mandelson me Epstein.

Dosjet sugjeronin gjithashtu se Mandelson i kishte zbuluar dokumente qeveritare Epsteinit dhe se Epstein kishte regjistruar pagesa për Mandelsonin ose partnerin e tij të atëhershëm, tani bashkëshorti i tij.

Mandelson, i cili tani është nën hetim policor për dyshime për sjellje të pahijshme në detyrë, tha se nuk kujtohet të ketë marrë pagesa dhe nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat se ka zbuluar dokumente.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto shtete janë në zgjedhje sot

Këto shtete janë në zgjedhje sot

Thirrje për hetim të përdhunimit të gazetares gjermane në Izrael

Thirrje për hetim të përdhunimit të gazetares gjermane në Izrael

Stambolli pret Samitin Global të Ekonomisë Islamike

Stambolli pret Samitin Global të Ekonomisë Islamike

Sulm me armë pranë një festivali në Ohio, 12 persona të plagosur

Sulm me armë pranë një festivali në Ohio, 12 persona të plagosur

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Numërohen mbi 50% të votave, këto janë rezultatet

Numërohen mbi 50% të votave, këto janë rezultatet

Buxhovi: “Rruga e Re” e LDK-së, ideologji majtiste

Mbi 40% e votave të numëruara, LDK e treta më pak se 10 mijë vota larg PDK-së

Ky është rezultati i PDK-së pas numërimit të mbi 40% të votave

Ky është rezultati i PDK-së pas numërimit të mbi 40% të votave

AAK: Kurti ka ndikuar direkt në zgjedhjen e bordeve të KRU-ve

Numërohen më shumë se 40 për qind e votave, ky është rezultati i Aleancës

Numërohet mbi 41% të votave, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohet mbi 41% të votave, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohen mbi 40% të votave, ky është rezultati i LVV-së deri më tani

Numërohen mbi 40% të votave, ky është rezultati i LVV-së deri më tani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën