TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Real Madrid “sulm” total në merkato, një portier në horizont për Ancelotti-n

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Real Madrid “sulm” total në merkato, një portier në horizont për Ancelotti-n

Real Madrid po mendon seriozisht për sezonin e ri. Madrilenët siguruan titullin kampion në La Liga, ndërsa janë në ethet e fundit të sfidës më të rëndësishme të sezonit, atë të takimit final në Champions League përballë Liverpool.

Me merkaton e verës shumë pranë, Real-i po mendon të bëjë ndryshime edhe në kuadratin e portës.

Natyrisht, madrilenët disponojnë një nga portierët më të mirë në botë, belgun Courtois, por ajo çfarë drejtuesit po mendojnë është pikërisht transferimi i një portieri që të jetë alternativë më e mirë e portierit belg.

Bëhet fjalë për gardianin e Napoli-t, David Ospina. 33-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Ancelotti, i cili e njeh mjaft mirë kolumbianin dhe ka besim në aftësitë e tij, pavarësisht moshës. Ospina zhvilloi një sezon shumë të mirë në Itali me Napolin, madje pak javë më parë ishin në garë edhe për titullin kampion.

Sipas mediave spanjolle, Ospina është vendosur në dijeni dhe ka dhënë “OK” e tij për një transferim të tij. Kolumbiani, gjithashtu e di mjaft mirë se do të ndajë kuadratin e portës me një nga portierët më në formë dhe më të mirë të viteve të fundit, por as kjo nuk e ka penguar që të ndezë dritën jeshile për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”. Ospina në të kaluarën ka mbrojtur portën e Nice dhe Arsenal, e gjithashtu është një pikë e rëndësishme edhe për kombëtaren kolumbiane dhe në karrierën e tij numëron 605 ndeshje si profesionist.

Nëse operacioni Ospina mbyllet me sukses, e ardhmja e ukrainasit Lunin do të vendosej në pikëpyetje. Tekniku Italian, Ancelotti ka shprehur gjithashtu dëshirën për ta mbajtur në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, por nëse do të ketë oferta interesante për Lunin, klubi do t’i shqyrtonte dhe nuk përjashtohet mundësia e një largimi të tij nga madrilenët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Daliq largohet nga Kroacia

Daliq largohet nga Kroacia

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Serbia i falënderon 21 shtete që nuk e njohin Kosovën

Serbia i falënderon 21 shtete që nuk e njohin Kosovën

Palatova me mesazh për partitë: Koha është për të qeverisur dhe për të arritur kompromise

Palatova me mesazh për partitë: Koha është për të qeverisur dhe për të arritur kompromise

Shala: Përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Kurtit, jo opozitës

Shala: Përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Kurtit, jo opozitës

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Trump: SHBA-ja mund ta godasë sërish Iranin sonte

Trump: SHBA-ja mund ta godasë sërish Iranin sonte

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Konjufca vlerëson mbështetjen e Belgjikës në takimin lamtumirës me ambasadorin Cuvelier

Konjufca vlerëson mbështetjen e Belgjikës në takimin lamtumirës me ambasadorin Cuvelier

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën