TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagon “Apetit Shpk” pas dyshimeve për cilësinë e mishit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Reagon “Apetit Shpk” pas dyshimeve për cilësinë e mishit

Kompania për prodhimin e mishit “Apetit Shpk”, ka reaguar sa i përket publikimit të lajmeve për dyshimet mbi cilësinë e mishit dhe origjinën, raporton teve1.info

Përmes një reagimi publik në faqen zyrtare të “Apetit”, kjo kompani i ka quajtur të pavërteta dhe tendencioze informatat e tilla, duke thënë se Apetit Shpk ndihet e detyruar të adresojë në mënyrë të menjëhershme pasaktësitë dhe të japë qartësi për këtë çështje për të parandaluar dezinformatat në publik.

“E themeluar 41 vjet më parë, Apetit Shpk është kompania e vetme që realizon një zinxhir të mbyllur furnizimit nga Ferma, Thertorja dhe Përpunimi. Vetëm në vitin 2023, operacionet tona çuan në therjen e 6093 krerë bagëti, duke prodhuar mbi 4 milionë kilogramë mish. Angazhimi ynë për cilësinë dhe përsosmërinë në prodhimin e mishit ka qenë i palëkundur gjatë gjithë historisë sonë. Në përpjekjet tona për të zgjeruar dhe diversifikuar rrugët e komercializimit për produktet tona, ne kemi eksploruar me zell tregjet përtej Kosovës. Shqipëria, ndër të tjera, është identifikuar si një treg strategjik për ofertat tona. Në rastin e publikuar nga një media shqiptare, të dërguar në mënyrë tendencioze, ne jemi dakorduar që të eksportojmë rreth një ton mish viçi, prodhim i thertores tonë. Megjithatë, në videon e publikuar, me qëllim dekurajimin e depërtimit tonë në tregun shqiptar duke krijuar një imazh të pavërtetë tek publiku, ata kanë publikuar një video ku diskutohet për dy artikuj të ndryshëm, ndër ta edhe biftekun e importuar nga Amerika e Jugut të cilin ne e ofrojmë në treg me kushte të tjera”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij reagimi, “Apertit” mohon cdo pretendim për sjellje të pahijshme ose keqpërdorim në operacionet e kompanisë.

“Ndryshe nga këto publikime të fundit, Apetit Shpk mohon kategorikisht çdo pretendim për sjellje të pahijshme ose keqpërdorim në operacionet tona. Ne sigurojmë klientët tanë, palët e interesuara dhe publikun e gjerë që proceset tona i përmbahen standardeve më të larta të cilësisë, sigurisë dhe transparencës. Objektet dhe procedurat tona i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe inspektimit rigoroz nga autoritetet përkatëse shtetërore, duke përfshirë AVUK, Doganat dhe ATK. Është për të ardhur keq që akuza të tilla të pabaza janë shfaqur në media. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve dhe organeve të medias që të respektojnë parimet e gazetarisë së përgjegjshme duke verifikuar faktet përpara publikimit. Raportimi i pasaktë jo vetëm që cenon reputacionin e bizneseve si i yni, por rrezikon edhe besimin e komunitetit të cilit i shërbejmë. Në të njëjtën kohë konstatojmë me keqardhje të thellë se kjo fushatë denigruese nuk është e para që u bëhet kompanive kosovare që tentojnë të hyjnë në tregun e shtetit Amë, ndërkohë që kompanive të tjera nga rajoni nuk u bëhet një sulm i tillë”, thuhet mes tjerash në reagimin e “Apetit”.

Një ditë më parë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë konfirmoi se kanë nisur hetimet rreth dyshimeve mbi origjinën e mishit të përpunuar nga kjo kompani, derisa u tha se janë duke u kryer analiza dhe hetime rreth këtyre dyshimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Të shtëna me armë një Lipjan, plagoset një person

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Auto Draft

“O Zot kish me ardh një plumb me më rrokë”- 27 vjet që nga vrasja e Besmira Hajdarit

Meksika fiton ndeshjen e parë të Botërorit 2026 në cilën u dhanë tre kartonë të kuq

Meksika fiton ndeshjen e parë të Botërorit 2026 në cilën u dhanë tre kartonë të kuq

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Të shtëna me armë një Lipjan, plagoset një person

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit, thotë se marrëveshja është pranë finalizimit

Auto Draft

“O Zot kish me ardh një plumb me më rrokë”- 27 vjet që nga vrasja e Besmira Hajdarit

Fillon publikimi i rezultate nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Fillon publikimi i rezultate nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën