Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë në Tiranë, duke vendosur këtë herë një tavolinë të madhe prej guri, të rrethuar me karrige, përpara godinës së Kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë në Tiranë, duke vendosur këtë herë një tavolinë të madhe prej guri, të rrethuar me ulëse, përpara godinës së Kryeministrisë.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, në tavolina shfaqet mbishkrimin “Dialog”, ndërsa rreth saj janë vendosur karrige prej guri dhe prej druri, në një tjetër përpjekje simbolike të kreut të qeverisë për të ftuar protestuesit në bisedime.
Kjo është një tjetër formë e zgjedhur nga Rama, pas karrigeve prej druri dhe ulëseve prej betoni të vendosura ditët e mëparshme, me të cilat kryeministri u ka bërë thirrje studentëve të ulen në dialog.
Megjithatë, ftesat e mëparshme nuk janë pranuar nga protestuesit, të cilët kanë vijuar të kundërshtojnë dialogun me kryeministrin dhe të kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ndërkohë, protestat në Tiranë vijojnë, ndërsa studentëve u janë bashkuar edhe pedagogë, artistë dhe qytetarë, në shenjë mbështetjeje për kërkesat e tyre./TC
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë në Tiranë, duke vendosur këtë herë një tavolinë të madhe prej guri, të rrethuar me karrige, përpara godinës së Kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë në Tiranë, duke vendosur këtë herë një tavolinë të madhe prej guri, të rrethuar me ulëse, përpara godinës së Kryeministrisë.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, në tavolina shfaqet mbishkrimin “Dialog”, ndërsa rreth saj janë vendosur karrige prej guri dhe prej druri, në një tjetër përpjekje simbolike të kreut të qeverisë për të ftuar protestuesit në bisedime.
Kjo është një tjetër formë e zgjedhur nga Rama, pas karrigeve prej druri dhe ulëseve prej betoni të vendosura ditët e mëparshme, me të cilat kryeministri u ka bërë thirrje studentëve të ulen në dialog.
Megjithatë, ftesat e mëparshme nuk janë pranuar nga protestuesit, të cilët kanë vijuar të kundërshtojnë dialogun me kryeministrin dhe të kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ndërkohë, protestat në Tiranë vijojnë, ndërsa studentëve u janë bashkuar edhe pedagogë, artistë dhe qytetarë, në shenjë mbështetjeje për kërkesat e tyre./TCH




