TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rasti i parë me lijën e majmunit në Kosovë, gjendja e të infektuarit stabile

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
Rasti i parë me lijën e majmunit në Kosovë, gjendja e të infektuarit stabile

Në Klinikën Infektive në QKUK, është spitalizuar pacienti i parë me Lijën e Majmunëve. Gjendja e tij vlerësohet të jetë stabile, ndërkohë që si rezultat i kontaktit me të, edhe një punonjës shëndetësor është izoluar.

Lija e majmunëve ka arritur në Kosovë.

Të premten është konfirmuar rasti i parë me virusin e njohur si M-Pox.

Pacienti është nën kujdesin e mjekëve në QKUK, e i cili dyshohet se këtë virus e ka marrë gjatë qëndrimit të tij katër mujor në Afrikën Perëndimore, e cila llogaritet si zonë me rrezik të lartë për M-Pox.

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”.

Për kontaktet me këtë pacient, Shërbimi Spitalor ka njoftuar se është izoluar edhe një punonjës shëndetësor.

“Gjendja e përgjithshme e pacientit është stabile, dhe ai po trajtohet në përputhje me protokollet ndërkombëtare, jashtë rrezikut për jetë. Masat që janë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Pacienti po trajtohet në kushte të veçanta për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Një punonjës shëndetësor që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin është izoluar dhe po diagnostikohet”, kanë deklaruar nga SHSKUK.

E rëndësishme vlerësohet të jetë edhe trajtimi i këtyre personave që kanë pasur kontakt me të infektuarin.

Për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, kërkohet që në Kosovë të fillojë vaksinimi.

“E mira më e madhe kishte me qenë në qoftë se vendi ynë kishte pasur mundësi me e siguru një vaksinë përkatëse kundër sëmundjes së Lijes së Majmunit, dhe të bëhet vaksinimi tek ata qytetarë, tek ata persona mendoj të cilët janë të ekspozuar.”

IKSHPK-ja, ka vlerësuar se përkundër konfirmimit të këtij rasti, nuk ka vend për panik.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se Kosova i ka marrë të gjitha masat pas rastit të parë të konfirmuar me linë e majmunëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën