TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Rasti Banjska, avokati i të akuzuarve serbë kërkon ndryshim të aktakuzës

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​Rasti Banjska, avokati i të akuzuarve serbë kërkon ndryshim të aktakuzës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. Tre të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq përsëri sot patën për t’u deklaruar rreth fajësisë, me ç’rast dy të akuzuarit, Spasojeviq dhe Toliq “heshtën”, ndërsa i akuzuari, Maksimoviq deklaroi se nuk është fajtor për akuzat qe e ngarkon Prokuroria Speciale.

Deri tani ky rast udhëhiqej nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, por paa avancimit të tij në Gjykatën e Apelit tashmë ky rast do të udhëhiqet nga kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjyqtari, Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me anëtarë Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala.

Edhe sot i akuzuari Bllagoje Spasojeviq nuk u deklarua rreth fajësisë.

“Siç kam deklaruar për momentin nuk dëshiroj të deklarohem”, tha ai.

Po ashtu edhe i akuzuari tjetër, Vladimir Toliq nuk u deklarua rreth fajësisë.

“Nuk dëshiroj të deklarohem rreth fajësisë ashtu siç kam deklaruar më herët”, tha ai.

Por, ndryshe nga dy të akuzuarit tjerë, Dushan Maksimoviq tha se nuk ndihet fajtor për veprat për të cilat akuzohet.

“Nuk jam fajtor për veprat të cilat më vihen barrë në këtë aktakuzë”, tha ai.

E pas deklarimit të të akuzuarve meqenëse nisi gjykimi rishtazi në këtë rast, nga trupi gjykues i udhëqhequr nga Ngadhënjim Arrni palët u pyetën nëse qëndrojnë prapa fjalëve hyrëse, ndërsa nga prokuroria e mbrojtja e palëve të dëmtuarit thanë se qëndrojnë prapa fjalëve të thëna më herët.

Ndërsa, Milos Deleviq, avokat i të akuzuarit Vladimir Toliq kërkoi të ndryshohet aktakuza.

“Mbes pas fjalës hyrëse te dhënë më herët në shqyrtimi gjyqësor. Siç e dimë u nda procedura në raport me Blagoje Spasojeviq në raport me të akuzuarit tjerë në këtë aktakuzë. Unë e thërras Prokurorinë Speciale që ta ndryshojë këtë aktakuzë spese konsideroj se nuk është më adekuate për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor dhe të akuzuarit Vladimir Toliq për veprimet konkrete sepse këtu nuk gjykohet Radoiçiq, por Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq e Dushan Maksimoviq”, tha ai.

Ndërsa, me qëllim të ekonomizimit të cështjes , prokurori, Naim Abazi propozoi që të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve që janë dhënë deri tani në këtë proces gjyqësor të lexohen formalisht.

Ndërsa, mbrojtja e të akuzuarit, Dushan Maksimoviq kërkoi të dëgjohet dëshmitarja Dragana Antonijeviq duke thënë se ajo mund të jap informacione të rëndësishme për klientin e saj.

E për këtë cështje , avokati i familje Bunjaku, Arianit Koci tha se ka një vendim gjyqësor për këtë çështje dhe mos të përdorët si pretekst për tu zvarritur procesi gjyqësor.

Edhe prokurori, Naim Abazi e kundërshtoi dëgjimin e dëshmitares, Dragana Antonijeviq.

Sa i përket kërkesës së mbrojtjes së Dushan Maksimoviqit që përsëri të dëgjohet dëshmitarja Dragana Antonijeviq trupi gjykues mori vendim që e njëjta të ftohet përsëri për tu dëgjuar dhe në rast se nuk paraqitet atëherë kjo dëshmi do të konsiderohet e lexuar. Kujtojmë qe dëshmia e dëshmitares, Dragana Antonijeviq edhe në seancën e kaluar ishte pranuar si e lexuar pasi përkundër ftesave nga gjykata ajo nuk ishte përgjigjur.

Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe dëshmitari Millosh Radosajlleviq, i propozuar nga mbrojtja, por kryetari i trupit gjykues, Ngadhënjim Arrni njoftoi se për momentin nuk ka mundësi kohore për të vazhduar me dëshminë, për shkak të ndryshimit të trupit gjykues./Kosovapress

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

​PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përfshihen Policia dhe njësia K9

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përfshihen Policia dhe njësia K9

Sveçla mungon sërish në seancën për gazin lotsjellës

Sveçla mungon sërish në seancën për gazin lotsjellës

Forcat izraelite kryejnë inkursione të reja në rajonin Quneitra të Sirisë

Forcat izraelite kryejnë inkursione të reja në rajonin Quneitra të Sirisë

PDK mban konferencë për media

​PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përfshihen Policia dhe njësia K9

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përfshihen Policia dhe njësia K9

Sveçla mungon sërish në seancën për gazin lotsjellës

Sveçla mungon sërish në seancën për gazin lotsjellës

Kapiteni i Llapit transferohet në Rusi

Kapiteni i Llapit transferohet në Rusi

KB Peja ndahet me trajnerin amerikan

KB Peja ndahet me trajnerin amerikan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën