TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq: Serbia dërgoi rreth 20 mijë votues në Kosovë

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq në një intervistë për Tëvë1 ka drejtuar akuza në drejtim të Listës Serbe për siç thotë, shantazhin e bërë ndaj anëtarëve të partisë që udhëheq, Partia Demokratike Progresive, duke iu ofruar shuma parash deri në 300.000 euro për t’ia marrë votat që ka siguruar si deputet.

by TËVË 1
1 vit ago
3 0
A A

Nga Graçanica erdhi në Prishtinë.

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, njëherit kryetar i partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq adresën e pati në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo pasi siç tha ai, mbrëmë persona të panjohur telefonuan anëtarët e partisë së tij për të anuluar votën ndaj tij në këmbim parash në vlerë deri në 300.000 euro.

“Më kanë informuar që i kanë thirr disa numra të panjohur dhe me njerëz të panjohur kanë biseduar,  ku ia kanë ofruar një shumë të madhe të parave vetëm t’i anulojnë votat që i kemi fituar në këtë proces, më shumë se 300.000 euro të cilat kanë qenë të ofruara për ata persona. Për mua është një alarm i jashtëzakonshëm sepse kjo shihet që është një organizim më i gjerë”, tha Rashiq.

Rashiq për Tëvë1 tha se president serb, Aleksandar Vuçiq dërgoi rreth 20 mijë votues nga Serbia në Kosovë, për ta votuar Listën Serbe.

“Kemi pasë dhjetëra njerëz të përjashtuar nga puna, kemi shantazhe me socialin, kemi pas dhunë fizike, kemi pas një agresion ndaj qytetarëve që ju nuk mund ta kuptoni çfarë po ndodh te komuniteti serb. Dhe në veçanti krejt ata njerëz  që i kanë sjellë këtu, që i kanë pas letërnjoftimet e skaduar ata janë të mirëseardhur, por jo të vijnë pas 20 vitesh me letërnjoftim të skaduar dhe ta përcaktojnë fatin tonë dhe serbëve që jetojnë këtu”, tha ai.

Sipas tij, Lista serbe është parti mafioze.

“E dini edhe ju vet, si po kalojmë ne siç e kemi pasë një përfaqësim jo adekuat nga Lista Serbe dhe tash ne të cilët po përpiqemi që t’i prezentojmë interesat e serbëve autentik, vjen në kohë ku një organizatë mafioze i ofrojnë shuma parash njerëzve për anim të votave. Prandaj duhet të jemi vigjilent të gjithë, jo vetëm ne si parti politike, por edhe KQZ”, tha ai.

I pyetur nëse do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për ta formuar qeverinë, ai konfirmoi se është i hapur.

“Është normale që në jetën politike të jemi të hapur për çdo lloj të bisedës ose strategjia e përbashkët, prandaj po z.Kurti është adresa e parë por nuk përjashtoi mundësinë të flas me të gjitha partitë e tjera”.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, Rashiq tashmë ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq Lista Serbe 9 ulëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Betohen si deputetë dhe marrin vendime në Qeveri – kontestohet ligjshmëria e veprimeve

I arrestuari për spiunazh kishte bërë kërkesë për ndërtimin e një hidrocentrali- detaje nga rasti

I arrestuari për spiunazh kishte bërë kërkesë për ndërtimin e një hidrocentrali- detaje nga rasti

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Arrestohet në Ferizaj shtetasi i Maqedonisë së Veriut, kërkohej nga INTERPOL-i

Largohen nga tregu 7 produkte qumështi që nuk kanë deklaruar përmbajtjen e vajit të palmës

Largohen nga tregu 7 produkte qumështi që nuk kanë deklaruar përmbajtjen e vajit të palmës

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së, thotë se anijet kalojnë në Hormuz vetëm me lejen e Teheranit

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor në Greqi, 9 persona humbasin jetën

Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor në Greqi, 9 persona humbasin jetën

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Betohen si deputetë dhe marrin vendime në Qeveri – kontestohet ligjshmëria e veprimeve

I arrestuari për spiunazh kishte bërë kërkesë për ndërtimin e një hidrocentrali- detaje nga rasti

I arrestuari për spiunazh kishte bërë kërkesë për ndërtimin e një hidrocentrali- detaje nga rasti

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Arrestohet në Ferizaj shtetasi i Maqedonisë së Veriut, kërkohej nga INTERPOL-i

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën